Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Gjen akordin me klubin e ardhshëm, Broja braktis SHBA dhe rikthehet në Londër

Merkato është e gjatë dhe gjithmonë dhuron surpriza, por skuadra e radhës për Armando Brojën pritet të jetë West Ham. Ekipi londinez është fuqizuar shumë vitet e fundit nën drejtimin e David Moyes, duke dhuruar paraqitje pozitive në Premier League dhe Europë.

Trajneri skocez u ka kërkuar drejtuesve të klubit sulmuesin shqiptar, i cili ndodhet nën kontratë me Chelsea. “Blutë e Londrës” e kanë të qartë që zotërojnë një lojtar me potencial të madh, por Broja dëshiron të luajë, diçka që Thomas Tuchel nuk ia siguron dot.

Chelsea pranon vetëm huazimin e sulmuesit, pasi beson shumë te kualiteti i tij dhe e cilëson një futbollist tepër të rëndësishëm për të ardhmen, propozim që është pranuar nga West Ham (huazim me të drejtë blerje për 35 milionë euro), ekip që mbështetet nga një tifozeri e zjarrtë.

Raportimet e fundit nga Anglia flasin për gjetjen e një marrëveshje mes drejtuesve të “Çekiçëve” dhe 20-vjeçarit nga Malësia e Madhe. Djemtë e Moyes do të garojnë në Conference League sezonin e ardhshëm.

Broja do të largohet sot nga SHBA, aty ku Chelsea po kryen përgatitjet për sezonin e ri, për t’u kthyer në Londër. Shumë klube janë të interesuara për lojtarin e kombëtares shqiptare.

Drejtuesit e West Ham janë shfaqur bindës dhe janë afër arritjes së akordit final në lidhje me kushtet e kontratës personale me Brojën, por fjala e fundit i takon Chelsea dhe trajnerit Tuchel.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...