Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Gjendet shkaku i ecurisë jo të mirë të Man. United në “Old Traford”, e kuqja e ndezur!

Ngjyra e ndezur e tribunave të “Old Trafford”, arsyeja e ecurisë negative të “Djajve të Kuq”. Sado absurde që mund të duket, janë pikërisht të këtij mendimi drejtuesit e klubit rekordmen të futbollit anglez. “Red Devils” pozicionohen në vendin e dytë në Premier League, tepër larg rivalëve të tyre të qytetit, me City-n e Guardiolës që me shumë gjasa do të kurorëzohet me titullin e radhës në kampionatin anglez brenda muajit prill.

Diferenca aktuale në klasifikimin e përgjithshëm është 11 pikë, megjithatë ekipi i drejtuar nga trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka gjithashtu edhe një ndeshje për të rikuperuar në kalendar, që mund ta afrojë formacionin e 48-vjeçarit norvegjez deri në 8 pikë. Për hir të së vërtetës, në teori, do të ishin 9 pikë, për shkak të golaverazhit stratosferik që kanë “Sky Blues”, krahasuar me “Djajtë e Kuq” në tabelën e renditjes, +44 kundrejt vetëm +27 që e ka për momentin United.

“Red Devils” fluturojnë jashtë fushe, madje nën drejtimin e trajnerit nordik ekipi i Manchester United ka shënjestruar rekordin e Arsenalit të pathyeshëm të viteve 2003-2004, që nën drejtimin e teknikut legjendar francez të “Topçinjve”, Arsene Wenger shkoi deri në 49 ndeshje gjithsej pa humbje në Premier League. Trajneri Ole Gunnar Solskjaer beson se fajin e kanë ngjyrat e sfondit të stadiumit të tyre “Old Trafford”. Në fakt, nëse do t’u referohemi të dhënave të deritanishme të kampionatit të fundit, United ka çaluar ndjeshëm për sa i përket ndeshjeve në shtëpi. Kështu në katër sfidat e para “Djajtë e Kuq” u mposhtën brenda nga Crystal Palace, Tottenham Hotspur dhe Arsenal. Gjatë kësaj periudhe “Red Devils” barazuan gjithashtu pa gola edhe me blutë e Chelsea-t, e në këtë mënyrë 3 pikët e para në shtëpi United i siguroi vetëm në javën e 8 të kampionatit, madje në takimin e pestë brenda, ndaj një kundërshtari tepër modest si West Bromwicch Albion, për më tepër një fitore minimale dhe shumë e vuajtur me shifrat 1-0.

Tani krerët e klubit të mirënjohur anglez kanë menduar që të ndryshojnë pikërisht ngjyrat e sfondit, të mbulesës gjigante që shtrihet mbi ndenjëset e këtij impianti, përgjatë tribunave, duke zëvendësuar ngjyrën e kuqe me atë të zezë. Statistikat konfirmojnë vështirësitë e theksuara që kanë hasur “Djajtë e Kuq” gjatë kohës së pandemisë së koronavirusit, por sidoqoftë deri tani më së shumti këto probleme janë lidhur me mungesën e spektatorëve.

Jashtë “Teatrit të Endrrave” United nuk ka patur probleme të tilla, përkundrazi larg “Old Traffordit” ekipi i Solskjaerit ka qenë në gjendje të përmbysë në seri në pjesën e dytë një numër rekord ndeshjesh. Nëse i mbledhim bashkë 7 sfidat e fundit të edicionit të kaluar dhe 16 ndeshjet e kampionatit aktual, janë plot 23 takime rresht jashtë fushe që ekipi i drejtuar nga trajneri norvegjez nuk njeh humbje: 15 fitore e 8 barazime, pra 53 pikë në total, sakaq në shtëpi në 23 sfidat e fundit United ka grumbulluar 12 fitore, 6 barazime e 5 humbje, pra vetëm 42 pikë gjithsej.

Tani krerët e klubit kanë vendosur që të ndryshojnë ngjyën e sfondit, të mbulesës gjigante kundër racizmit, duke zëvendësuar pra ngjyrën e kuqe pikërisht me atë të zezë. Drejtuesit dhe trajneri Ole Gunnar Solskjaer pas këshillimit me lojtarët arritën në përfundimin që ngjyra e kuqe influencon në rendimentin e ulët të skuadrës në ndeshjet në shtëpi, duke patur parasysh sfondin e kuq dhe vetë fanellat tradicionale të “Djajve të Kuq”. Ndryshimi i madh u bë më datën 2 prill, kur krerët e klubit bënë të ditur fushatën e tyre kundër racizmit: “See Red”. Rezultati: Manchester United deri tani ka fituar 2-1 takimin e vetëm që ka zhvilluar brenda në “Old Trafford”, ndaj një ekipi në formë siç është Brighton & Hove Albion.

United është një klub pararojë dhe i famshëm kur bie fjala te ngjyrat, e një rast i tillë natyrisht rikthen vëmendjen te gjesti i famshëm i trajnerit legjendar të “Red Devils” Alex Ferguson, që çerek shekulli më parë, në “The Dell”, ish-stadiumin e Southampton-it i shtrëngoi lojtarët e tij për të ndërruar fanellat në interval, duke hequr dorë nga fanellat gri, pas shpartallimit që iu bënë “shenjtorët” me rezultatin 3-0, sepse sipas tij ngjyra gri përkonte me sfondin e impiantit dhe dritën në tribunat e mbushura nga spektatorët vendas, sidoqoftë sa për histori në fund futbollistët e United e humbën përsëri atë takim, me shifrat 3-1.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...