Connect with us

Hi, what are you looking for?

Nations League

Gjermani-Holandë, krenaria e “Panzerave” përballë spektaklit të “tulipanëve”

Për Gjermaninë është një sfidë nderi. Për Holandën është në lojë kualifikimi në gjysmëfinalet e Ligës A. Sfida mes “Panzerave” dhe “Tulipanëve” ka ditur gjithnjë të dhurojë spektakël, gola dhe emocione.
Me vetëm 1 pikë të grumbulluar në 3 takime të luajtura, ekipi i Joachim Löw po kalon një periudhë mjaft të vështirë, duke marrë parasysh dhe rënien në Ligën B. Gjithsesi, gjermanët kanë ditur gjithnjë të ringrihen pas momenteve të tilla dhe këtë gjë do të përpiqen ta tregojnë në sfidën e kësaj të hëne. Ndërkohë, Holanda duket e rilindur nën drejtimin e Ronald Koeman, me futbollin total që ka nisur të emocionojë sërish tifozët e portokallinjve.
Takimi i parë mes këtyre dy skuadrave në “Johan Cruyff Arena” të Amsterdamit, përfundoi me një sukses të tulipanëve 3-0, ku shënuan Van Dijk, Depay dhe Wijnaldum. Një fitore e vështirë, pavarësisht shifrave në fund, ku Gjermania humbi disa raste të pastra për shënim.
Ekipi i Löw vjen në këtë sfidë nga një seri negative rezultatesh, ku kanë barazuar një dhe humbur tre, ndërkohë Holanda vjen më e motivuar se kurrë, duke marrë parasysh edhe suksesin e rëndësishëm përballë Francës 2-0 të premten.
Skuadrës së Koeman i mjafton vetëm një barazim kundër Gjermanisë, për të shkuar në play off-in e Ligës A, por “Panzerat” pritet që gjithsesi t’ua bëjnë jetën e vështirë holandezëve, pavarësisht se ky takim për ta nuk vlen pothuajse për asgjë.
Kjo përballje do të zhvillohet këtë të hënë, në orën 20:45, e do të transmetohet në SuperSport.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...