Connect with us

Hi, what are you looking for?

Nations League

Gjermania dhe Spanja në aksion, Gianni De Biasi kërkon fatin në “Elbasan Arena”

Rikthehet këtë mbrëmje në SuperSport,  (pas një dite pa ndeshje) sfidat e Nation League. Në kanalet Supersport 2 dhe SuperSport 3, në orën 20:45, do të transmetohen dy takime mjaft interesante që i përkasin Grupit 4 të Divizionit A: Gjermani-Zvicër dhe Ukrainë-Spanjë. Kuptohet, nga rezultatet e tri raundeve të para që për kreun do të jetë një duel i ashpër mes Spanjës dhe Gjermanisë, që kryesojnë grupin (spanjollët kanë dy pikë më shumë). Sipas të gjitha gjasave, fituesi do të përcaktohet në përplasjen direkte mes dy gjigantëve të futbollit europian në Spanjë.

Takimi mes Gjermanisë dhe Zvicrës do të zhvillohet në “RheinEnergieStadion” të Këlnit, me helvetët që kanë shanse minimale për të arritur vendin e parë në grup. Aq më tepër që në 6 takimet e fundit në transfertë, Zvicra ka fituar vetëm në një rast, përballë modestëve të Gjibraltarit (1-6), ndërsa suksesi i fundit i tyre në Gjermani (Perëndimore) daton në vitin e largët 1956.

Më shumë rivalitet pritet edhe sfida e Kievit mes Ukrainës dhe Spanjës. Përfaqësuesja e drejtuar nga Andriy Shevchenko, megjithëse u mposht nga Gjermania më 10 tetor, Ukraina ka humbur vetëm 1 nga 11 ndeshjet e fundit shtëpiake, ndërsa “La Roja” disfatën e fundit jashtë e ka pësuar në fushën e Kroacisë, në Nations League, dy vite më parë (3-2).

Në fakt, ndeshja e parë e ditës në SuperSport është ajo e orës 18:00, mes Azerbaixhanit dhe Qipros, që do të zhvillohet në “Elbasan Arena” (për shkak të konfliktit mes Azerbaixhanit dhe Armenisë për Nogorno-Karabagh). Giani De Biassi, trajner i azerëve, rikthehet në stadiumin ku nën drejtimin e Shqipërisë zhvilloi disa nga ndeshjet historike të kuqezinjve në rrugëtimin drejt finaleve të “Euro 2016”, që shënon pjesëmarrjen e parë dhe të vetme të Shqipërisë në një event madhor të futbollit.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...