Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Gjermania djeg konkurencën e Shqipërisë dhe Kosovës për Mërgim Berishën

E donin Shqipëria dhe Kosova por sulmuesi me origjinë shqiptare Mërgim Berisha ka zgjedhur Gjermaninë duke lënë thatë si kuqezinjtë ashtu edhe Dardanët. 21-vjeçari i cili është në pronësi të Salzburg por aktivizohet me Altach në kampionatin austriak është grumbulluar nga Gjermania U-21 për dy ndeshjet që kombëtarja e pancerave do të zhvillojë ndaj Bosnje Hercegovinës dhe Spanjës.Trajneri i Gjermanisë U-21 Stefan Kuntz e pëlqen shumë Mërgim Berishën dhe ka arritur të djegë konkurencën e Shqipërisë dhe Kosovës për lojtarin që ka shënuar 4 gola me fanellën e Altach në këtë sezon në kampionatin austriak dhe 2 të tjerë në Kupë. Berisha është një djalosh me prindër kosovarë por i lindur dhe rritur në Gjermani, edhe pse karrierën si futbollist e ka nisur në Austri pasi është rritur si lojtar te moshat e Salzburgut.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...