Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Gjermania e rinovuar ndalet në barazim përballë Serbisë

Gjermania e rinovuar e Joakim Low nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në miqësoren e zhvilluar në “Woklswagen Arena” të qytetit të Wolfsburgut. “Pancerat” e panë veten në disavantazh që në minutën e 10’, pas golit të shënuar nga sulmuesi serb i Eintrachtit të Frankfurtit, Luka Joviç.

Ky i fundit konfirmoi sërish edhe te kombëtarja serbe, formën mjaft të mirë që po kalon, ndërkohë që menaxherët e tij po negociojnë një transferim te Barcelona.

Reagimi i të besuarve të Low ishte i menjëhershëm dhe Gjermania arriti të godasë disa herë portën, por baraspesha erdhi vetëm në minutën e 69’, kur shënoi ylli i Bayernit të Mynihut, Leon Goretzka.

Ky ishte testi i parë për vitin 2019 i Gjermanisë, që 4 ditë më vonë do të luajë ndeshjen e parë zyrtare, përballë Holandës në transfertë, të vlefshme për eliminatoret e Euro 2020-ës.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...

Bundesliga

Bayern Munich duket se nuk është më “parajsa” e ëndërruar për trajnerët. Tashmë, klubin gjerman po e refuzojnë radhazi disa emra dhe pas Xabi...