Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Gjermania humbet titullarin e sulmit, dëmtohet Thomas Muller!

Pas suksesit të bujshëm me shifrat 4-2 ndaj Portugalisë, Gjermania ka nevojë minimalisht për një barazim në ndeshjen e fundit të grupit F atë ndaj Hungarisë në Allianz Arena që do të luhet të mërkurën për të siguruar kalimin në fazën e 1/8-ave të Euro 2020. Por në duelin ndaj përfaqësueses maxhare trajneri i pancerave Joachim Low mund të mos ketë në dispozicion një nga elementët më të rëndësishëm të repartit të avancuar të skuadrës së tij, pikërisht sulmuesin Thomas Muller. Sipas raportimeve që vinë nga mediat gjermane, futbollisti i Bayernit ka pësuar një dëmtim në gju në ndeshjen ndaj kombëtares luzitane dhe mungesa e tij në sfidën ndaj Hungarisë duket e sigurt, madje jo vetëm kaq pasi Thomas Muller rrezikon të mos jetë as në përballjen e raundit të 1/8-ave gjithmonë nëse Gjermania kalon grupin. Në dy ndeshjet e para në grup të Gjermanisë në Euro 2020, Thomas Muller është përdorur si numër 9 fals nga Joachim Low në majën e sulmit, ndërkohë në mungesë të tij trajneri i Gjermanisë do të aktivizojë me shumë gjasa Timo Werner në sfidën ndaj Hungarisë. Pas 2 ndeshjeve të para në grupin F, Gjermania pozicionohet në vendin e 2-të me 3 pikë, 1 më pak se Franca kryesuese.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...