Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

“Gjermania ime, moderne dhe e bukur”, Flick: 8 gola? Jo, Kosta Rika meriton respekt!

Gjermania është gati për takimin me Kosta Rikën. Katër herë kampionët e botës, duhet të fitojnë sfidën e fundit në grup, që zhvillohet të enjten (20:00).

Nesër pres një performancë të lartë nga skuadra. E kemi detyrim kualifikimin, por nuk ndjejmë aspak presion.

I kam në formë të gjithë lojtarët”, deklaron Hansi Flick në konferencën për shtypin. Trajneri i Gjermanisë ndalet edhe tek individët.

Sane është gati të luajë nga minuta e parë. Havertz mungoi ndaj Spanjës për shkak se ishte ftohur”.

Flick insiston në idenë e tij të lojës: “Ne duam që futbolli ynë të jetë tërheqës, modern dhe sulmues”.

Nëse Japonia fiton ndaj Spanjës, Gjermanisë i duhet fitore me tetë gola, por trajneri i Gjermanisë nuk e mendon si opsion.

Do të ishte mendjemadhësi supozimi i idesë së shënimit të tetë golave, Kosta Rika meriton respekt”, theksoi Flick.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Xhuliano Skuka nis aventurën e re në Francë, ku do të jetë pjesë e Metz. Sulmuesi dibran kaloi me sukses testet mjekësore mëngjesin e...

Kategoria Superiore

Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, dhe që po transmetohet në SportNews, teksa...

Premier League

Dëmtimi i Virgil Van Dijk është padyshim një lajm i keq për Jurgen Klopp, që sheh Liverpoolin e tij këtë sezon, shumë larg formës...

Francë

Transferimi i Xhuliano Skukës te Metz ishte padyshim më i bujshmi i këtyre viteve të fundit. Më i shtrenjti në historinë e kampionatit shqiptar....