Lajm i keq për Bayern Munchen. Përveç disfatës ndaj Bayer Leverkusen, Julian Nagelsmann ka humbur edhe shërbimet e Jamal Musialas.
Talenti bavarez pësoi një tërheqje muskulore në ndeshjen e Bundesligas. 20-vjeçari detyrohet të mos jetë i pranishëm për kombëtaren gjermane në dy miqësoret e këtij muaji.
Lexo edhe:
- Cikalleshi: Ndeshja më e vështirë me Poloninë, të mësojmë nga e shkuara
- “Pse sheh?” Mourinho sherr me presidentin e Lazios, Lotito: Po ti kush je?
- Ish-arbitri sulmon VAR-in: Vendosi ndeshjen Inter-Juve, duhet të mbajnë përgjegjësi
- “Xhaka është treguar fenomenal”, Arteta: I thashë se do të shënonte
Mesfushori ofensiv humbet takimet me Perunë dhe Belgjikën. “Është për të ardhur keq që do të mungojë. Shpresojmë që ai të kthehet së shpejti në formë dhe të mund të na bashkohet në grumbullimin e radhës”, deklaroi Hansi Flick.
Trajneri i kombëtares gjermane ka vendosur të mos ftojë lojtar tjetër për të zëvendësuar yllin e Bayern Munchen. Ndërkohë, bavarezët shpresojnë që Musiala të rikuperohet sa më shpejt nga ky dëmtim.
Ai është golashënuesi më i mirë i kampionëve të Gjermanisë në kampionat me 12 gola. Një më shumë se shoku i skuadrës Choupo-Moting.
