Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Gjermania synon mbrojtjen e titullit, por sa kanë ndryshuar pancerat në 4 vite!

13 korrik 2014, Gjermanisë i nevoitej koha shtesë dhe klasi i Mario Gotzes për të mposhtur Argjentinën e Lionel Messit në finalen e Maracanasë, për të hipur në olimpin e futbollit botëror. Që nga ajo ndeshje pancerat kanë ndryshuar ndjeshëm, me shumë prej titullarëve që sot nuk janë më pjesë e kombëtares apo edhe e futbollit aktiv. Në Brazil Joachim Low e nisi turneun me 4 qendërmbrojtësa në vijë të drejtë, por skuadra nisi të funksionojë me kalimin e Philip Lahm në të djathtë. Ish kapiteni sot cilësohet si mungesa më e madhe, një nga mbrojtësit më të mirë në historinë e futbollit botëror. Alternativë e tij sot është një i ri premtues, që konsiderohet si pasardhës ideal i Lahm, Joshua Kimich. Mertesacker i ka dhënë lamtumirën kombëtares, megjithatë në finalen ndaj Argjentinës erdhi nga stoli në sekondat e fundit, me dyshen Hummels-Boateng titullarë të padiskutueshëm, ashtu si edhe sot. Në të majtë mungon ekpserienca e Howedes, por pas triumfit në Brazil Jogi i ka besuar Jonas Hector, mbrojtësi i Këlnit që ka treguar stabilitet. 4 vite më parë Bastian Shvajnstaiger ishte simboli i Gjermanisë me mesfushorin që zgjodhi mbylljen e aventurës në Europianin e Francës për t’u larguar përfundimisht nga kombëtarja. Sot peshën e mesfushës e mbajnë dy kampionë të vërtetë me kombëtaren dhe klubet, Toni Kroos dhe Sami Khedira. Dilemat ashtu si dhe në turneun e fundit janë në repartin e avancuar. Miroslav Klose mund të konsiderohet një humbje e madhe, por me Werner dhe Gomez duket se çështja e golit ështe e zgjidhur, gjithmonë nëse Low nuk do të befasojë me një numër 9 fals. Muller dhe Ozil shihen si të pazëvendësueshëm në skemën e Gjermanisë, ndërkohë që shumë pritet nga Marko Reus. Ylli i Borussias së Dortmundit ka mallkuar gjithmonë fatin e keq që nuk e ka lënë të jetë pjesë e kombëtares në kompeticionet madhore si Botërori dhe Europiani, madje 4 vite më parë suksesi i pancerave shihej si i pamundur nisur dhe nga mungesa e tij. Në Brazil Lahm dhe Shvainshtaiger ishin sinonimi i skuadrës ndërsa Klose simboli i golit, duke u bërë simboli i golit dhe në historinë e botërorëve. Skuadra e sotme ka nevojë për një ëngjëll dhe Marco Reus duhet të tregojë vlerat për të justifikuar pritshmëritë e tifozëve gjermanë anembanë botës ndaj tij.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...