Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Gjesti i pahijshëm, sulmuesi i Angers përfundon në polici!

Farid El Melali sërish në telashe. Sulmuesi algjerian i Angers në Ligue 1 ka patur sërish probleme me policinë franceze ditën e mërkurë. Futbollisti është shoqëruar në komisariat për gjest të pahijshëm. Pas akuzave për ngacmime seksuale që u ngritën ndaj tij në maj, tashmë Melali akuzohet nga komshinjtë e tij për mastrubim në publik.

Sipas raportimit të “Ouest France”, 23-vjeçari ka dhënë deklaratën e tij ditën e djeshme në polici dhe më pas ka shkuar në seancën stërvitore të paradites. Dëshmitarët e kanë denoncuar El Melalin, pasi ai po masturbohej në ballkonin e shtëpisë së tij, ndërkohë që po shikonte një grua në katin e parë. Komshinjtë e gruas në fjalë lajmëruan menjëherë policinë, e cila erdhi në vendin e ngjarjes dhe arrestoi sulmuesin. Tashmë lojtari do të dalë përpara gjykatës në 25 gusht, ku do të merret dhe vendimin final për të, nëse do të shpallet fajtor apo jo.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...