Futboll

Gjesti në fund të ndeshjes me Juven, Mourinho jep shpjegimin e tij

Temperatura të larta u regjistruan në përfundimin e sfidës së “Djajve të Kuq” me klubin torinez në “Allianz Stadium” me protagonist portugezin eksentrik, Jose Mourinho, i cili zgjodhi të festonte në mënyrën e tij origjinale fitoren me përmbysje të United. I vendosur në mes të fushës së blertë, me dorën e vendosur në vesh, si për të replikuar dhe provokuar tifozët e bardhezinjve që e kishin ofenduar disa herë pa marrë asnjë kundërpërgjigje nga ai gjatë 90 minutave të takimit. Gjesti ironik i Mourinhos është parë edhe nga Bonucci, që iu afrua për të kërkuar shpjegim, shpjegim të cilin Mourinho e dha në fund të takimit:

“Më fyen për 90 minuta, ndërkohë që unë erdha këtu vetëm për të bërë punën time, pa ngacmuar ndokënd. Tifozët nuk mund të më ofendojnë, mua as familjen time, që mbetet ajo interiste. Ne bëmë një ndeshje të shkelqyer, në nivelin tonë maksimal, dhe nuk mund të bënim më mirë se kaq. Juventusi sigurisht që ka një potencial të madh dhe të ndryshëm nga yni, por ne e kërkuam fatin që nga minuta e parë, vonoi dhe mbërriti në minutat e fundit. Fitorja shkoi për ne edhe pse barazimi ndoshta do të kishte qënë rezultati më i drejtë. Janë tri pikë shumë të rëndësishme për ne”.

Gjithsesi, deklarata e Mourinhos nuk ka mjaftuar për të mbyllur polemikat që krijoi gjesti i tij. Si lajm i parë në të gjitha mediat sportive, që e shohin atë protagonist, opinioni sportiv është ndarë më dysh mes mbështetësve dhe atyre që e gjykojnë negativisht. Nga titujt që kujtojnë të shkuarën e lavdishme italine të tij tek zikaltërit deri tek titujt që e konsiderojnë një veprim pa klas. Në rastin e Mourinhos, duket se shkon thënia e Oskar Wilde: “Nuk ka rëndësi nëse flasin keq apo mirë për mua, mjafton që të flasin!”

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top