Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

Gjetan Keta sërish në ring, zbulohen detajet e përballjes së radhës

Mike Tyson e pati të vështirë të ringjitej në nivele të larta pas dështimit me Holyfield, pavarësisht se konkurroi edhe një herë për titull duke u dorëzuar ndaj Lewis.

Ai person që më së shumti i ngjan për mënyrën e të boksuarit, por që nuk është nga Brooklyn, por nga Bulqiza, mësoi të ngrihej në këmbë pas një dueli të humbur, jo për shkak të forcës së kundërshtarit, por për probleme fizike.

Gjetan Keta do të rikthehet të boksojë në atdhe dhe do ta bëjë në Dibër të Madhe. Pasi triumfoi përballë kolumbianit Caceres në Qershor, “Iron Mike” shqiptar do të sfidojë boksierin nga Meksika, Paul Venezuela Junior.

31-vjeçari numëron 23 fitore në boksin profesionist, 16 prej të cilave me “knock-out” dhe 7 humbje, ndërkohë që për luftëtarin kuqezi ky do të jetë dueli i 27 në karrierën në nivelin profesionist.

Supersfida do të zhvillohet më datë 8 Shtator dhe do të jetë një tjetër mundësi që Gjetani të ngjisë shkallët për të siguruar sërish një ndeshje titulli. Ndërkohë që në po të njëjtën ditë do të ngjitet në ring edhe Ferit Keta.

29-vjeçari do të ketë si kundërshtar turkun Fatih Mehmet Karakus, një duel i vështirë, por që gjithsesi sheh si favorit djaloshin nga Bulqiza, i cili deri më tani ka një rekord të përsosur në boksin profesionist prej 10 fitoresh, 7 prej të cilave me knock-out dhe asnjë disfate.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...