Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Gjetja e bullgarëve, monedha zëvendësohet nga vezët e Pashkëve!(Video)

Fundjavë festive në futbollin bullgar. Në ndeshjet e zhvilluara të hënën për shkak të festës së pashkëve Ortodokse të cilat festohen gjerësisht në vendin ballkanas, për numrin e madh të popullsisë që është e besimit Ortodoks, drejtuesit e Federatës kanë aplikuar një gjetje gjeniale, sa unike aq edhe të bukur.

Në ndeshjet e kampionatit, kapitenët e dy ekipeve nuk zgjidhnin nga një monedhë, por kishin nga një vezë secili dhe ai që i thyente vezën tjetrit zgjidhte portën ose topin.Një ide mjaft speciale dhe e veçantë. Pamjet që ju kemi sjellë më poshtë janë përpara se të niste takimi i djeshëm mes Botevit dhe CSKA-së së Sofies, skuadër me të cilën luan edhe ish-sulmuesi i Skënderbeut, Ali Sowe.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...