Kategoria Superiore

Gjetja e golit, problemi i madh i Bylisit në këtë sezon!

Bylisi e nisi vitin 2021 me një barazim me rrjeta të paprekura ndaj kampionëve në fuqi, një rezultat që në rrethana të tjera do të konsiderohej vërtet si shumë i mirë për klubin ballshiot, megjithatë është fakt që ekipi i drejtuar nga trajneri Veljko Dovedan vazhdon të ketë probleme të mëdha për të shënuar, në këtë edicion të kampionatit shqiptar. Klubi mallakastriot e filloi këtë sezon të Kategorisë Superiore plot ambicie dhe me shpresën për t’u përfaqësuar në Kupat e Evropës, megjithatë skuadra ka ndryshuar ndjeshëm dhe tani është vërtet shumë e lehtë për të bërë krahasime me po të njëjtën periudhë kohe të edicionit të kaluar. Në duelin me bardheblutë pavarësisht kushteve të vështira dhe terrenit të rënduar të Stadiumit Adush Muca futbollistët vendas krijuan fare pak në fazën sulmuese.

Për rrjedhojë pas 13 javëve kampionat Bylisi përfaqëson sulmin e dytë më të dobët të kampionatit shqiptar me vetëm 11 gola të shënuar gjithsej. Më pak se ekipi ballshiot ka shënuar vetëm skuadra e Apolonisë, 9 në total, megjithëse për hir të së vërtetës drejtuesit e klubit mund të justifikohen deri diku me faktin që edhe Tirana me Teutën nuk është se kanë shkëlqyer në këtë aspekt, duke u krenuar për momentin me vetëm një gol më tepër. Valentino Murataj është larguar drejt Partizanit, ndërsa mesfushori Donald Mëllugja është kthyer në “mollë sherri” me  Tiranën, madje në duelin e fundit me bardheblutë 25-vjecari nuk ishte as në stol.

Sezonin e kaluar në po të njëjtën periudhë kohe pas 13 javëve kampionat Bylisi krenohej me 20 pikë dhe plot 19 gola të shënuar, ndërsa aktualisht skuadra ballshiote pozicionohet në vendin e tretë nga fundi dhe po ndjen nga afër dihatjen e Skënderbeut. Me një llogari të thjeshtë pas këtyre 13 javëve ekipi numëron 8 pikë më pak se sa vjet, por gjithashtu skuadra ka shënuar edhe 8 gola më pak. Ky po shndërrohet në një sezon vërtet shumë të vështirë për Bylisin dhe duke patur parasysh kontigjentin e lojtarëve kuptohet qartë që influencon ndjeshëm edhe ngjeshja e theksuar e kalendarit. Në edicionin e kaluar Bylisi e përfundoi kampionatin me plot 51 pikë dhe 46 gola të realizuar, prej të cilëve 10 u shënuan nga sulmuesi 24-vjecar nga Mali Guindo, ndërsa 7 ishin 11-metërsha të shndërruar në gol nga portieri veteran Isli Hidi, ndërsa këtë radhë ekipi vuan jo vetëm për të fituar ndeshjet por mbi të gjitha për të gjetur rrjetën e skuadrave kundërshtare.

Barazimi me Tiranën është i dyti në këtë sezon me shifrat 0-0 për Bylisin dhe i treti radhazi në përballjet me klubin kryeqytetas, gjithsesi ndaj bardhebluve skuadra u duk e paqartë, konfuze dhe provoi më së shumti me gjuajtje nga distanca, me futbollistë të tillë si Serxho Ujka dhe Edison Ndreca. Vendasit protestuan gjatë për duelin në zonë ndërmjet Spahiut dhe Hoxhallarit, sidoqoftë trajneri Veljko Dovedan duket se ka vërtet fare pak alternativa për të zhbllokuar mbrojtjet kundërshtare. Gjërat janë të qarta, mjafton të shihen vetëm sfidat me Tiranën dhe të bëhet një lloj krahasimi për këto përballje.

Sezonin e kaluar bardheblutë u rikthyen te titulli në Kategorinë Superiore, e megjithatë trajneri Veljko Dovedan i gjeti zgjidhjet për të tundur plot 6 herë rrjetën e skuadrës kryeqytetase në kampionat dhe 2 herë në Kupën e Shqipërisë, ndërsa këtë herë pavarësisht vuajtjeve dhe problemeve të kampionëve në fuqi skuadra e Bylisit ka dështuar për të shënuar në portën e Tiranës. Fitoret e vetme në këtë edicion janë regjistruar ndaj Kastriotit dhe Apolonisë, ndërsa në horizont shfaqen sfidat shumë të vështira me Teutën, Vllazninë dhe Kukësin, kështuqë drejtuesit e skuadrës mallakastriote duhet të veprojnë shpejt në merkato për të fuqizuar ekipin dhe përmbushur dëshirat e trajnerit 66-vjecar në fazën sulmuese, me klubin që tani është përfshirë zyrtarisht në vorbullën e mbijetesës.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency