Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Gjici: Ende herët për titullin; Demi: Meritonim më shumë, nuk ka çështje Asani

Partizani dhe Kukësi u ndanë në një barazim pa gola, ndërsa dy presidentët Gazmend Demi i “Të kuqve” dhe Safet Gjici i verilindorëve, u ndalën para mikrofonit të Supersport, për të komentuar në mënyrën e tyre 90 minutat e sotme.

“As i kënaqur, as i zhgënjyer, pasi u dëmtua edhe Shkurtaj. E nisëm pjesën e parë mirë, por për të dytën nuk jam i kënaqur. Lojtarët janë aty, nuk di çfarë të them. Nuk është faji im. Vetëm 10 ndeshje janë luajtur dhe jemi në garë për titull”, deklaroi Gjici.

“E patë vetë që meritonim diçka më shumë. Më pëlqen më shumë tani Partizani. Asani është një nga të mirët dhe nuk ka çështje në klubin tonë. Ndoshta ka qenë pak i vrarë, ose është zgjedhje teknike. Për titullin ka kohë, pasi është fillimi”, deklaroi Demi.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...

Bundesliga

Bayern Munich duket se nuk është më “parajsa” e ëndërruar për trajnerët. Tashmë, klubin gjerman po e refuzojnë radhazi disa emra dhe pas Xabi...