Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Gjici i prerë: Kthesën me Partizanin ose do të ketë ndëshkime, nuk kemi Messin dhe Ronaldon në ekip 

Presidenti i nderit të Kukësi, Safet Gjici është i zhgënjyer nga paraqitja e skuadrës, me verilindoret që ndodhen në vendin e fundit të renditjes, me vetëm 2 pikë. Në një konferencë për shtyp, përkrah trajnerit të ri Enkeleid Dobi, Gjici ka kërkuar që skuadra të reagojë sa më parë, duke u shprehur se nuk do të pranojë asnjë justifikim, duke ua bërë të qartë lojtarëve se nuk pranon asnjë rezultat tjetër veç fitores ndaj Partizanit.

 “Ulni kokën dhe punoni. Jepni 100% për të cilin paguheni dhe justifikoni pagën dhe punët të ecin normalisht. Kur vijnë fitoret, ka stabilitet. Lojtarët profesionistë duhet ta mbajnë mendjen si ta fitojnë ndeshjen, të futen si ushtarë e të dalin si gjeneralë dhe jo e kundërta. Nuk pranoj asnjë justifikim, duam fitoren. Nuk ka lidhje presioni. Ju keni vetëm një punë, të luani futboll që të luani futboll që të fitoni ndeshjen,  klubi ka detyrimin tu paguajë”.

Gjici paralajmëron se do të ketë sanksione në rast se skuadra nuk do të përgjigjet, teksa shton se askush nuk është i paprekshëm në ekip dhe tani nuk do të ketë më tolerime.

“Dua të shoh 11 luanë në fushë dhe nëse shoh ndonjë që sillet në fushë kot do çoj njeri te trajneri do i them ma zhdukë mos ta shoh dhe në stadium herës tjetër. Nuk do të ketë asnjë tolerim. Kush dënon ekipin me dashje, do të zbatohet rregullorja siç është firmosur një më një. Trajneri ka të drejtë ta ndëshkojë secilin si nga ana sportive dhe me gjobë. Mund ta çojë në stol, më pas në stadium. Kushdo qoftë ai lojtarë. Ne nuk kemi Messin dhe Ronaldon”.

Kryetari i Bashkisë tregon se trajneri i ri ka pushtet të plotë dhe askush nuk mund të dalë mbi të, duke treguar se ai do te ketë vendimmarrje jo vetëm në ndëshkimet sportive, por dhe në sanksionet që mund të marrë klubi për lojtarë të caktuar që nuk do të kenë rendimentin e duhur.

“Ne kemi plotësuar çfarë është kërkuar. Ne tani duam rezultat, duam pikët dhe besoj se trajneri nuk është i ri në moshë se është 47 vjeç, është ish-sportist, por trajneri është fuqi plotë. Kujdes lojtarë, mos mendoni se do bëni si doni ju. Fjala e trajnerit te ju është ligj dhe këtë e di një lojtarë profesionist”.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...