Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Gjici: Kukësi meritoi më shumë këtë sezon, kemi gati 4-5 blerje të rëndësishme

Presidenti i Nderit i Kukësit Safet Gjici kishte mbërritur rreth një orë më herët në stadiumin “Elbasan Arena”, ku mbajti edhe një fjalim para skuadrës në prag të ndeshjes më Skënderbeun, të cilën verilindorët duan ta fitojnë për të siguruar vendin e dytë në kampionat.

Pse erdhët kaq herët sot në stadium?
Takaj vjen me vonesë sepse nuk ka interes për ndeshjen. Ne kemi ardhur shumë më përpara, sepse duam të përgatitemi për të fituar ndeshjen.

Çfarë ndryshon mes vendit të dytë dhe të tretë?
Nuk ndryshon asgjë, pasi në të dy rastet shkon në eliminatoret e Europa Leagues, por nuk duam të prishim traditën e viteve të fundit ku kemi qenë ose të parët ose të dytët.

Çfarë ju thatë futbollistëve në dhomat e zhveshjes?
Natyrisht që situata nuk është fort e qetë, pasi skuadra është goditur rëndë, sidomos me eliminimin në Kupë, ndaj u mundova t’u jap besim. Sa i përket sezonit, të gjithë janë të bindur që skuadra jonë meritonte më shumë, por u penalizuam për arsye të ndryshme. Gjithsesi në fund të sezonit do të ulemi dhe të bëjmë analizën, për të parë ku gabuam dhe çfarë duhet të përmirësojmë për vitin e ardhshëm.

Jemi në prag të merkatos, a keni nisur të mendoni për emrat e rinj që do të afrohen?
Puna vijon dhe menaxherët po bëjnë punën e tyre, ndaj kemi 4-5 emra që presim t’i afrojmë dhe që do t’i mësoni në ditët në vijim. Shkurtaj nuk do të qëndrojë dhe ne i urojmë suksese kudo që të shkojë sezonin e ardhshëm.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...