Kupa e Shqiperise

Gjici: Me Kupën justifikuam investimin, me Reginaldon kam marrëveshje

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, deklaroi pas suksesit në Kupë se ekipi i tij e arriti objektivin, ndërsa konfirmoi se është arritur marrëveshja paraprake me sulmuesin Reginaldo.

“Objektivin e arritëm, jam i kënaqur që u justifikua investimi që është bërë. U futëm në kampionat për të fituar, por na penalizoi faktori fushë. Morëm Kupën dhe justifikuam investimin.”

Konfirmimi i Gjokës: Gjoka ka patur objektiva dhe i ka arritur, do të vazhdojmë me trajnerin në Kupat e Europës dhe shpresoj të shkojë sa më larg.

Konfirmimi i lojtarëve: Sot sa morëm Kupën e po gëzojmë. Në bashkëpunim me stafin dhe trajnerin do të bisedojmë dhe do të vendosim. Besoj se pjesa më e madhe e ekipit do të qëndrojnë. Me Reginaldon kemi arritur një marrëveshje paraprake dhe besojmë se do ta vazhdojmë bashkëpunimin.

“Sulmi” ndaj Tiranës:  Të rrëzoja Tiranën? Pavarësisht se jam president i Kukësit, gjithmonë kam thënë se Tirana nuk duhet të bjerë nga kategoria. As që na shkon në mendje që Tirana të bjerë nga kategoria. Ndoshta unë jam akuzuar për të mbrojtur Tiranën. Kurrë nuk e kam menduar të jem dashakeqës ndaj Tiranës, kush thotë të kundërtën e ka gabim.

Objektivi në Europë: Kemi objektiv kalimin e tureve në Kupat e Europës. Mund të marrim 4 lojtarë në merkato. Të shikojmë edhe shortin. Objektivi i lartë është kalimi në grupet e Europës. Duhet të jemi me këmbë në tokë. Kemi probleme me mbrojtjen, por do ta kompletojmë shumë shpejt. Pastaj të shohim si do të shkojnë gjërat. Duhet ta kalojmë Takajn. Duhet të arrijmë në grupet edhe atje të bëjmë disa histori, t’ia kalojmë Takajt.

 

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency