Kategoria Superiore

Gjici në “Zona Gol”: Dua 5-fish më shumë tifozë se Partizani, Kukësi i ndërtuar për kampion

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ishte i ftuar në emisonin “Zona Gol” të Glendi Tafajit, nëpërmjet një lidhjeje të drejtpërdrejtë, ku foli për ndeshjen Kukësi-Partizani dhe jo vetëm. Ai u bëri thirrje tifozëve kuksianë të jenë sa më të shumtë në numër në “Air Albania”.

“Është kënaqësi që luajmë në “Air Albania”. Dua të ftoj të gjithë tifozët kukësianë të jenë 5-fish më shumë se tifozët e Partizanit. Ne jemi pritës. Është kënaqësi të luash në atë stadium. Do të vijnë shumë tifozë për të parë ndeshjen dhe stadiumin. Ekipi ka nevojë më shumë se kurrë për tifozët. Mungesa e tifozëve ka qenë e rëndësishme për gati 1 vit e gjysmë. Nesër është një ditë feste që duhet të vijnë. Me mbështetjen e tifozëve, do arrijë edhe ekipi të fitojë. Kjo do të ishte dhe ndeshja më e rëndësishme e javës dhe më e rëndësishme e kampionatit, sepse luajmë kundër kampionëve në fuqi.”

Mungesat e Partizanit: Partizani ka ekip shumë të mirë, mund të ketë mungesa ose dëmtime, por ekipin e ka. Do të jetë një ndeshje e luftuar, por them që me ndeshjen e fundit që bëri Kukësi, jemi pak të mërzitur. Kishim mundësi të fitonim. Futbollin po e nënvlerësove, të nënvlerëson. Nuk duhet të ulim tempin e gatishmërisë. Unë pres vetëm 3 pikë nga ndeshja e nesër.

Barazimet e shumta: Jam pak i mërzitur, me Skënderbeun dhe Luftëtarin janë lënë 4 pikë të arta. Kukësi e ka pasur këtë problem me ekipet që renditen nga fundi i tabelës. Mbase lojtarët që kemi ne e mbajnë vetën për më të mirë se të tjerët. Besoj se nesër do të jetë një fytyrë tjetër dhe Kukësi do të dalë në lojën e vetë.

Përforcimet: Trajneri nuk ka kërkuar lojtarë të tjerë. Kapacitetet janë. Kur nuk fiton me ekipet e vogla, vështirësohen gjërat. Një ndeshje ndikon shumë. Ekipi i Kukësit e ka kapacitet, thjesht duhet një menaxhim i mirë.

Infrastruktura: Kemi biseduar me Dukën, që të bëjmë kompleksin dhe të ndërtojmë akademinë në Kukës. Kemi shumë lojtarë të rinj. Ne e kemi një projekt. Të mbarojmë stadiumin, sepse ai është më i rëndësishëm. Nuk do të jetë dita e largët që mbas stadiumit do të fillojë ndërtimi i fushës së stërvitjes. Më pas do bëjmë akademinë dhe kompleksin sportiv. Bashkia do të akumulojë fonde dhe t’i japë frymë tjetër Kukësit. Me bërjen e Aeroportit, ekipi i Kukësit do marrë një formë tjetër. Pse jo, të kemi mundësinë të shesin lojtarë nga Kukësi apo nga zona përreth. Ka shumë talente. E kanë dëshirë dhe pasion. Edhe familjet kuksiane i nxisin fëmijët që të luajnë futboll. I mbështesin fëmijët për të bërë stërvitje. Jemi në ndërtim e sipër për terrenet sportive. Shikoj që shumë fëmijë grumbullohen dhe bëjnë stërvitje me trajnerët që janë në Kukësit. Uroj që stadiumin ta mbyllin brenda verës me dëshirën e mirë të FSHF-së dhe qeverisë. Me mbylljen e stadiumit, kemi fushën e stërvitjes. Më pas do fillojmë me akademinë dhe 2-3 fusha të tjerë.

Reagimi ndaj Partizanit: Një humbje e mundshme, po të ishim 10 pikë diferencë, edhe pranohej. 2 ndeshjet e fundit ka lënë shije të hidhur, klubi do të marrë masat e veta. Nëse kanë bërë gabime në ndeshjet e fundit, edhe stafi edhe ekipi do të reagojnë nesër, për të treguar veten që janë me stof kampioni. Do të jetë reagim tjetër, nesër, ndaj Partizanit.

Edhe Tirana, rivale: Tirana është një ekip shumë i mirë. E kam ndjekur në ndeshjen e fundit, është rival kryesor së bashku me Partizanin. Do të jetë shumë e vështirë shkëputja. Kush do të gabojë më shumë, do të humbasë kampionatin. Ky kampionat është i çuditshëm, si sivjet nuk ka ndodhur ndonjëherë. Tiranën nuk e përjashtoj kurrë nga lufta për titullin. Ka ekip shumë të mirë, po kështu edhe Partizani.

Blerjet: Trajneri dhe stafi teknik nuk kanë kërkuar më lojtarë. Nëse do të ketë ndonjë lojtar që do bëjë diferencën, besoj që klubi mund të vendosë ta marrë. Ndoshta 1 ose 2 mund të afrohen gjithmonë nëse do bëjnë diferencën. Nga mesi i fushës dhe lartë, ekipi është solid. Janë shumë sulmues, Kukësi nuk vuan. Trajneri dhe stafi teknik nuk kanë kërkuar me insistim lojtarë. Ekipi i Kukësit është projektuar për të dalë kampion.

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency