Kategoria Superiore

Gjici në “Zona Gol”: Kampionati do të nisë, qeveria do t’i mbajë premtimet

Safet Gjici paralajmëroi në “Zona Gol” fundin e bojkotit nga Liga Profesioniste dhe nisjen e kampionatit të Superiores. Ai ka përsëritur se ka qenë kundër bojkotit në parim dhe pro kërkesave të Ligës, duke qenë i bindur se zgjidhja do të vinte vetëm pas uljes së palëve në tryezë.

“Liga zhvillon mbledhjet e veta, por kampionati duhet të fillojë dhe do të fillojë. Takimi që kishte Duka me Ramën, besoj se do t’i japi zgjidhje përfundimtare bojkotit. Unë kam qenë kundër bojkotit dhe ja ku erdhëm, zgjidhja bëhet nëpërmjet tavolinës.”

Protagonizmi i Dukës: “Nuk ka rëndësi se kush takohet. Me sa di unë, Duka nuk ka qenë pro bojkotit. Të shkonte Kokëdhima të takonte kryeministrin!? Mendoj se takimi ishte i vlefshëm dhe futbolli do të rikthehet shpejt. Besoj se duhet të presim edhe pak dhe qeveria do të vendosë. Këto gjëra nuk bëhen aq shpejt. Nuk bëhet zgjidhja me një takim. Edhe qeveria i ka ekspertët e vet.”

Jo ndërmjetës për zgjidhjen: “Unë jam president nderi te Kukësi. Kam qenë dakord për kërkesat, por nuk isha dakord për bojkotin. Si president i nderit kam thënë se vetëm tavolina mund të zgjidhë gjithçka. Mendoj se takimi mes Dukës dhe Ramës ishte për zgjidhjen e kërkesave. Tani janë vetëm detaje teknike për t’u hedhur në letër.

Nisja e kampionatit: “Besoj që javën tjetër do të fillojë kampionati. Ky është mendimi im. Them se është humbje e madhe të vazhdojë bojkoti. Është dhënë një premtim nga qeveria. Gjërat kanë evoluar dhe besoj se nuk bëhet shaka me këtë takimin e fundit. Mendoj se sa më shpejt të fillojë futbolli, aq më mirë është. Unë mendoj se qeveria do t’i mbajë premtimet dhe do i zgjidhë.

Stadiumi i Kukësit: “Federata, me sa di unë, është e gatshme të paguajë pjesën e saj për stadiumin e Kukësit. Qeveria ka shtuar disa pjesë në projekt dhe këtu kemi mbetur deri tani. Duhet të bëjmë shpronësimin e tokave para stadiumit. Ishte për t’u hapur në shtator, por u bënë disa shtesa, nga Rama, por edhe nga Duka. Pastaj morëm vendimin, që ta ndryshojmë projektin.”

Kukësi, më i fortë: “Në letër shikojmë se Kukësi tani është shumë herë më i mirë sesa ka qenë më përpara. Kukësi nuk e ndryshon objektivin e vet, që është titulli kampion.”

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency