Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Gjici në “Zona Gol”: Pacult është i konfirmuar, nga shitja e Gurit do përfitojmë shumë

I ftuar në emisionin Zona Gol në Supersport në një lidhje live nga Pogradeci presidenti i Kukësit Safet Gjici, komentoi fitoren e skuadrës së tij ndaj Skënderbeut, ndërsa foli edhe për shumë tema të tjera lidhur me të ardhmen e klubit verilindor.

“Zona Gol”:Çfarë ishte kjo befasi që i shkaktuat mikut tuaj Takaj?

Safet Gjici:Nuk ishte asgjë ishte vetëm një ndeshje futbolli, ne e merituam fitoren, zhvilluam një ndeshje shumë të mirë. Ky është futbolli, më vjen keq që i shtymë festën Skënderbeut.

“Zona Gol”: A beson ende te titulli, keni ende një fije shprese?

Safet Gjici: Jo nuk besoj,matematikisht jemi ende në lojë por Skënderbeu e ka fituar këtë titull dhe suksese atyre, ne kemi bërë gabimet tona në dy fazat e para, që nga futbollistët e deri tek ne si drejtues. Po ta kishim marrë më herët trajnerin Pacult do të kishim rezultate më të mira dhe ndoshta do të luftonim në garën për titull.

“Zona Gol”:A do ta konfirmoni trajnerin Peter Pacult?

Safet Gjici:Trajneri Pacult ka bërë një punë shumë të mirë, e ka ndryshuar tërësisht Kukësin duke i dhënë fytyrën e tij skuadrës. Ai do të jetë i konfirmuar. Duhet ende të sigurojmë edhe matematikisht vendin e dytë dhe më pas do të mendojmë për Kupat e Europës por Pacult do të qëndrojë te Kukësi, pasi ne e vlerësojmë maksimalisht punën e tij.

“Zona Gol”: Çfarë ndodhi me Milinkovic?

Safet Gjici: Puna e tij nuk duhet hedhur poshtë, por Milinkovic nuk pati fat te Kukësi dhe gjërat nuk shkuan siç dëshironte ai. Lojtarët nuk iu përgjigjën në dy fazat e para dhe ne nuk kishim një ecuri të mirë. Me ardhjen e Pacult gjërat ndryshuan ne zgjodhëm kohën e duhur për ta emëruar atë pikërisht në mes të sezonit dhe Pacult kishte mundësi ta stërviste skuadrën për disa javë.

“Zona Gol”: Më shumë sesa ajo Pacult mos ndihet dora e Nexhipit në skuadër?

Safet Gjici: Natyrisht edhe Nexhipi ka bërë një punë shumë të mirë, ai ka një rol të rëndësishëm në skuadër dhe dora e tij ndihet.

“Zona Gol”: Si e shpjegon formën e mirë të Gurit?

Safet Gjici: Guri ka qenë edhe para dy vitesh tek ne, ka qenë edhe me trajnerin Gjoka. Edhe pse vinte nga Korabi ai kishte bërë 19 gola me atë skuadër, por çuditërisht Gjoka e linte në stol. Pejic normalisht e pengonte të shfaqte më të mirën e tij. Por me ardhjen e Pacult, ai është përmirësuar ndjeshëm është golashënuesi më i mirë i kampionatit dhe për këtë meritë ka edhe Pacult.

“Zona Gol”: Do ta shisni Gurin në verë?

Safet Gjici: Do të varet gjithçka nga ofertat që do të vinë, ai është një sulmues shumë i mirë dhe nëse na ofrohet një shifër e lartë ne do të mendohemi dhe do t’i japim mundësinë por për këtë duhet të presim deri në verë dhe të shikojmë çfarë do të ndodhë.

“Zona Gol”: Mund të përsëritet një tjetër rast si ai i Cikalleshit me Gurin dhe ta shisni për një shifër të ulët?

Safet Gjici: Me Cikalleshin ka qenë një tjetër histori dhe unë kam larguar për atë shumë edhe për faktin se ishte çështje miqësie, pasi disa miqtë e mi ma kërkuan këtë nder, por me Gurin ska shanse të përsëritet diçka e tillë.

“Zona Gol”: A keni ndonjë peng nga ky sezon?

Safet Gjici: Në kampionat dihen si shkuan gjërat por pengu im është Kupa, Kupën e Shqipërisë kishim mundësi ta fitonim dhe më vjen keq që u eliminuam në gjysmëfinale.

“Zona Gol”: A do të investohet në stadiumin Zeqir Ymeri?

Safet Gjici: Besoj që po sepse ne kemi prezantuar një projekt dhe në momentin që ky projekt do të miratohet do të nisin edhe punimet në stadium për rikonstruktimin e tij.

“Zona Gol”: A e mendoni faktin se mund të merrni pjesë në Champions League?

Safet Gjici: Kurrësesi nuk uroj që Skënderbeu të dënohet pasi është një klub shqiptar dhe ne duam të rritet niveli i futbollit shqiptar në Europë. Ne do të japim maksimumin në çfarëdo kompeticioni që të marrim pjesë si në Champions League ashtu edhe në Europa League, pastaj është çështje fati në short dhe ecuria e një skuadre varet nga shumë gjëra, vitin e kaluar siç e patë të gjithë nuk kishim fat ndaj u eliminuam me Sherifin e Tiraspolit.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...