Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Gjici në ‘Zona Gol’: Stadiumi i ri, me 10 mijë vende

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici ishte në një lidhje direkte, në emisionin ‘Zona Gol’ në Supersport, ku foli për projektin e ndërtimit të stadiumit të ri. Gjici tha se ka paraqitur projektin pëer ndërtimin e një stadiumi me kapacitet 8-10 mijë vendësh, kostoja e të cilit do të jetë rreth 3-4 milionë euro.

“Ne kemi si suyni të ndërtojmë një stadium me një kapacitet prej 8-10 mijë vendësh, aq sa na lejon edhe terreni. Kostoja e tij do të jetë rreth 3-4 milionë euro, sepse ne do ta bëjmë vetë, për të eliminuar normën e fitimit, që mund të marrin firmat e tjera. Synojmë që aty të luajmë ndeshjet e Europa League-s”, tha Gjici.

Presidenti kuksian akuzoi edhe bashkinë e qytetit, se nuk i ka shlyer detyrimet që ka karshi skuadrës së futbollit, duke ia lënë të gjithë barrën atij.

Gjici u rikthye sërish te ndeshja ndaj Sherif Tiraspolit, kur Kukësi i dha fund aventurës europiane, duke u eliminuar në turin e parë të Champions League-s.

“Me atë ekip kemi qenë të pafat. Fillimisht kemi humbur atje dhe më pas humbëm 11 metërsh këtu, me Pejiç. Mendoj se ishim më të mirë dhe duhet të kualifikoheshim, por për fat të keq nuk ia dolëm”, tha Gjici.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...