Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Gjicit nuk i mbajnë më nervat, e “degdis” Reginaldon te Kukësi B

Nga “goleador”, në i padëshiruar. Reginaldo është kthyer në çështje dhe durimi i drejtuesve të klubit ka kaluar çdo kufi. Presidenti Safet Gjici ka vendosur që autori i 7 golave këtë sezon të vijojë përgatitjet te Kukësi B për një afat të pacaktuar.

Sulmuesi nuk ishte i disponueshëm në takimin e fundit ndaj Laçit për shkak të një dëmtimi, megjithatë kërkesat e tij të shumta, pakënaqësitë dhe kapriçot kanë bërë që klubi të marrë këtë vendim.

Gjithçka ka nisur që në momentin kur në skenë doli emri i Vasil Shkurtajt. 28-vjeçari ia bëri të qartë trajnerit se nuk do ta pranonte stolin, jo vetëm në një takim të drejtpërdrejtë me Cungun, por edhe nëpërmjet rrjeteve sociale, më pas kërkoi largimin, që nuk iu aprovua nga presidenti dhe në fund sjelljet e tij jokorrekte nuk u lanë shteg tjetër drejtuesve përveçse ta dërgonin “të qetësohej” te Kukësi B.

Për momentin nuk ka datë rikthimi dhe do të jetë vetëm Gjici ai që do të përcaktojë kohën kur Reginaldo do të jetë sërish në dispozicion të Cungut, madje ekziston mundësia të qëndrojë tek skuadra e dytë edhe për më shumë se një muaj. Kjo është një metodë që Kukësi e ka ndjekur edhe më parë me Et’hemin, Donjet Shkodrën dhe Çyrbjen. Edhe në raste e mëparshme ishte një veprim në formë ndëshkimi për shkelje disiplinore, megjithatë me Reginaldon duket se acarimi i presidentit është në gradat më të larta.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...