Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Gjici: Politika s’më largon nga Kukësi, stadium edhe për Kombëtaren

Safet Gjici, presidenti i Kukësit, i ftuar në “Zona Gol”, tregoi ambiciet që ka në krye të klubit verilindor, duke theksuar se kandidimi për kryetar bashkie nuk do ta largojë nga skuadra, përkundrazi, me ndërtimin e stadiumit dhe aeroportit e ardhmja do të jetë plot suksese.

Blerjet e janarit: Me blerjet që bëmë në janar, kisha besim më shumë të Shkurtaj, por duket se nuk e ka gjetur veten tek ne. Ndoshta ka ndikuar dëmtimi që pësoi. Pres shumë më tepër te sulmuesi kryesor, sepse Rroca mendoj se ka bërë mirë

Nuk heq dorë nga titulli: Nuk e kemi ende ekipin kampion në Shqipëri, matematika vlen deri ne fund. Në Superiore nuk i dihet, do të tentojmë deri në fund. Gabon Partizani, gabon dhe Kukësi? Jo në të gjitha rastet. Ne ishim shumë afër Partizanit, por futbolli kështu është.

Politika nuk e largon nga skuadra: Ne qëndrojmë pa politike, por jo pa sport. Sidomos pa Kukësin nuk qëndrojmë, madje do të investojmë edhe më fort, do ta bëjmë me stadium të ri edhe me aeroport. Që kuksianët që janë në Angli të vijnë, të shohin ndeshjen, të takojnë të afërmit dhe të kthehen atje ku punojnë. Kukësi nuk është në vend të parë, por kjo ka ndodhur sepse kemi luajtur jashtë. Kemi luajtur në disa fusha që kanë qenë edhe më të këqija se fusha e Kukësit.

Stadiumi i ri: Kukësi e ka fituar kampionatin e tij, që kur jemi në Superiore kemi qenë në vendet e para dhe kemi marrë pjesë në Kupat e Europës. Ne flasim me vepra. Nuk do të jetë çudi që në Kukës të luhen edhe ndeshjet e Kombëtares. Brenda një muaji do të nisin punimet për stadiumin dhe do të përfundojnë brenda 8 muajsh.

Kukësi, cilësor: Ekipi është i kompletuar, stafi do të analizojë dhe do të na thotë se ku kemi nevojë për blerje. Kukësi e ka stofin, i ka lojtarët, ka çaluar në stafet tenkike. Kjo është arsyeja që vendosa të ndërhyja në merkaton e janarit, sepse e dija që do të duheshin dy ekipe, pasi nuk luajmë as në fushën tonë. Mendoj që trajneri Gjoka po e sheh organikën. Projekti do të jetë afatgjatë, duam të avancojmë në Europa League.

Zgjedhja e Gjokës: Kur pashë që edhe Kombëtarja mbeti pa trajner… Me gjeni ju një trajner më të mirë se Gjoka në qarkullim. Vendosa shpejt për Gjokën, e dija që shumë menaxherë do të më ofronin trajneri. Gjoka është trajner i mirë, por unë e shkarkova për atë ndeshjen në Champions. Nuk i kam vënë kusht, sepse skuadrën nuk e ka ndërtuar ai. Pastaj edhe diferenca ishte e madhe. Gjithsesi, nëse gabon Partizani pse të mos e tentojmë titullin.

Titullin apo Bashkinë: Unë dua t’i fitoj të dy. Në dëshirën time është që të fitoj edhe ndeshje miqësore që bëj me një ekip të Kategorisë së Tretë. Dua t’i fitoj të gjitha. Në këtë kuptim, e them që dua të fitoj bashkinë, kampionatin dhe Kupën. Kupën normale që do ta fitojmë.

Rënia e Skënderbeut: Nuk jam si presidenti i Korçës që dorëzohet kollaj. Ka qenë rivali më i fortë, por tani jemi rival me Partizanin. Besoja fort se Takaj, ashtu si na mundi ne, do të mundte edhe Partizanin, por e shoh të dorëzuar. Unë nuk dua të merrem me problemet me UEFA-n, por them që po të ishte në ato nivele që ka qenë, patjetër që do ishte gara më e fortë. Pastaj, kur ngel mes dy ekipeve, prisja të ishte edhe Durrësi rival, por futbolli kështu e ka. Ndonjëherë, nuk dalin gjërat edhe mirë. Jemi rivalitet mes 3-4 ekipeve, si Vlora që po bën shumë mirë

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...