Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Gjici: Short i kënaqshëm, por kundërshtarët kanë buxhet më të lartë

I kënaqur me shortin dhe me kërkesën që skuadra ta kalojë me patjetër turin e parë të Champions. Presidenti i Kukësit, Safet Gjici i ka të qarta idetë, edhe pse e pranon se kundërshtarët e Valetës nuk janë aq të lehtë sa duken në letër, pasi kanë buxhet më të lart se veri-lindorët.

“Pa diskutim që shortin na kënaq, por çdo ekip kundërshtar duhet vlerësuar maksimalisht. Duket short i lehtë por nuk është shumë i lehtë për arsye se buxheti i tyre është shumë herë më i madh se i joni. Na kënaq fakti që e kemi ndeshjen e parë në Shkodër. Duhet mobilizuar qe ndeshjen ta fitojmë bindshëm në Shkodër, që ne kur të shkojmë në Maltë, të marrim një rezultat të kënaqshëm edhe pastaj themi që kemi kaluar turin”, deklaroi Gjici.

Drejtuesi i Kukësit shpjegoi edhe arsyet përse zgjodhi që ndeshjet e Champions të luhen në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Gjici udhëzon stafin dhe ekipin që të mbeten të përqendruar vetëm te rivalët e radhës nga Malta, pa menduar për kundërshtarët e mundshëm në turin e dytë, që do të dalë nga fituesja e çiftit ndërmjet sllovenëve të Olimpia Lubjanas dhe azerëve të Qarabag.

“Që në krye të herës, jo pa qëllim kemi zgjedhur stadiumin e “Loro Boriçi”, sepse mendojmë që Shkodra do na japë shans dhe besoj fort tek tifozët e këtij qyteti. Ne duhet të bëjmë punën tonë, ne duhet të marrim masat tona. I bëj thirrje stafin teknik në radhë të parë, lojtarëve që të jenë të mobilizuar që ne të fitojmë turin e parë dhe pastaj të përgatitemi për turin e dytë. Gjithmonë me punë dhe vetëm me punë bëhen këto gjëra”, u shpreh presidenti i Kukësit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...