Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Gjilani bën detyrën ndaj Drenicës, merr fitoren e parë Llapi

Drita e Gjilanit kthehet të fitorja në Superligën e Kosovës pas një barazimi dhe një humbjeje në dy takimet paraardhëse. “Intelektualët” triumfuan 4-1 ndaj Drenicës, duke ruajtur vendin e dytë me 13 pikë, dy më shumë se Prishtinë.

Shabani, Namani, Rexha dhe Haxhimusa ishin autorë të golave për ekipin e Ardian Nuhiut, ndërsa për miqtë nga Skënderaj golin e nderit e shënoi Zabërgja.

Përfundoi pa fitues (1-1) takimi mes Besës dhe Feronikelit, me Klodian Duron që ende duhet të presë për të shijuar fitoren e parë në krye të Niklit. Brruti i dha epërsinë skuadrës pejane në minutën e 58-të, ndërsa 13 minuta më vonë Milickovic ktheu baraspeshën në rezultat.

Merr më në fund fitoren e parë në kampionat Llapi, që iu imponua 2-0 Arbërisë me gola të Zhdrellës dhe Januzit.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...