Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Gjilani bën detyrën ndaj Ferizajt, Drita “fiket” sërish në kryeqytet

Me tre gola të shënuar në harkun kohor të 7 minutave dhe një tjetër në sekondat e fundit të lojës, Gjilani ka mposhtur 4-0 Ferizajn dhe ka mbajtur hapin e Ballkanit kryesues në IPKO Superligën e Kosovës.

Skuadra e drejtuar nga Gentian Mezani kaloi në avantazh në minutën e 26’ me anë të Fiton Hajdarit, ndërsa në të 30-ën ishte i njëjti futbollist që dyfishoi shifrat, para se Bushic të vinte në kasafortë fitoren në të 33-tën.

Minutat në vijim Gjilani administroi mirë avantazhin, duke kursyer edhe energjitë, ndërsa para se të vinte vërshëllima finale e takimit, kishte kohë edhe për një gol të katërt, që vulosi suksesin e vendasve.

Nuk ia doli të marrë tre pikët ndërkohë ,skuadra tjetër e Gjilanit, Drita që u mposht me rezultatin minimal 1-0 në kryeqytet nga kuqezinjtë e Flamurtarit. Këta të fundit vinin në një moment shumë të vështirë pas dy humbjeve radhazi, por sot bënë reagimin e duhur, duke shënuar në minutën e 77’ dhe marrë 3 pikët.

Pas javës së 13, kampionati kryesohet nga Ballkani me 29 pikë, i ndjekur nga Gjilani me 27 dhe Drita e Prishtina me 24 pikë, ndërsa në fund mbetet Dukagjini me vetëm 8 pikë të grumbulluara.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...