Gjilani bën detyrën në ndeshjen shtëpiake ndaj Vushtrrisë, të cilën e mposhti me rezultatin e thellë 3-0, duke qëndruar në garë për titullin kampion me 48 pikë, katër më pak se Drita kryesuese. Skuadra e drejtuar nga Gentian Mezani e mbylli pjesën e parë në epërsinë e një goli, që u shënua nga Svraka, por rrjeta që i çliroi psikologjikisht “skifterët” u realizua me mjeshtëri nga goditja e lirë nga Franc Veliu në minutën e 60-të. Gjilani nuk u mjaftua me kaq, derisa në minutën e katërt shtesë gjeti golin e 3-0 nga Razak.
Fitore e madhe 1-2 e Flamurtarit në fushën e Drenicës, ku përballeshin dy skuadra që duan t’u largohen përfundimisht zonën së poshtme të renditjes. Kuqezinjtë nga kryeqyteti u shfaqën cinikë në Skënderaj, ku realizuan nga një gol në çdo pjesë me autorë Kelmendin (37’) dhe Maliqin (61’), ndërsa goli i Drenicës i shënuar nga Shillova (90+3’) erdhi shumë vonë. Flamurtari me këtë fitore ngjitën në kuotën e 32 pikëve, dy më pak se Drenica.