Gjilani nuk fshihet nga objektivi për të fituar titullin kampion dhe e bën këtë duke bindur dhe triumfuar me rezultatin e thellë 3-0 në sfidën e luajtur në shtëpi, ndaj një rivali direkt si Llapi i Podujevës.
Të besuarit e Gentian Mezanit arritën të zhbllokojnë sfidën me anë të sulmuesit kroat Tomislav Bushiç në minutën e 41-të të takimit, duke bërë që vendasit të shkojnë në dhomat e zhveshjes me avantazhin minimal.
Në 45-minutëshin e dytë, rrugën e rrjetës e gjetën edhe sy sulmuesit e tjerë Bedri Greca dhe Gerhard Progni, që vulosën fitoren e Gjilanit, që me këtë 3-pikësh u ngjit në krye të renditjes me 24 pikë.
Është rikthyer te fitorja edhe Drencia, që mposhti me rezultatin e thellë 3-0 Dukagjinin modest, falë golave të shënuar nga Harmon dhe Mustafa, ndërsa në Mitrovicë, Trepça ’89 mposhti me rezultatin minimal 1-0 Ferizajn.