Gjilani gjen portier në Kategorinë Superiore. Skuadra e drejtuar nga Klodian Duro ka arritur marrëveshjen me Kukësin për të marrë në huazim portierin Angelo Tafas.
SuperSport mëson se palët kanë rënë dakord për huazimin e Tafas te gjilanasit vetëm për ndeshjet europiane, teksa pritet që gardiani të vihet nën urdhrat e trajnerit Klodian Duro.
Kështu Tafas do të marrë vendin e Enea Koliçit, i cili u largua nga Gjilani për t’u bashkuar me kampionin e Kosovës, Ballkanin, pasi ishte i përzgjedhuri i trajnerit Ilir Daja për portën.
Lexo edhe:
- “Lajmëroni shokët”/ Pas Dokës, Tirana prezanton rikthimin e shumëpritur në kryeqytet
- Ish-trajner i PSG dhe specialist i kualifikimeve në Botëror, Kosova identifikon pasuesin e Giresse
- Kualifikueset e UEFA-s, SuperSport sjell emocionet e ndeshjeve të Ballkanit dhe Vllaznisë
- VIDEO/ Wimbledon mbaron shpejt për Williams, 43-vjeçarja rrëzohet në rrjetë dhe dëmtohet
Gjilani do të nisë aventurën europiane më 13 korrik me ndeshjet eliminatore të Conference League, ku shorti e vuri përballë luksemburgasve të Progres Niederkorn.
