IPKO Superliga

Gjilani “i tërheq veshin” Grecës: Ke kontratë me ne, tejkalove etikën

Klubi i Gjilanit në IPKO Supreligën e Kosovës ka dalë me një qëndrim publik në lidhje me reagimin e sulmuesit Bedri Greca, i cili ka sulmuar në medie trajnerin Gentian Mezani, si shkaktarin për largimin e tij nga kjo skuadër. Gjilani jo vetëm që i del në mbrojtje trajnerit vlonjat, po i kujton Grecës se është ende i lidhur me kontratë dhe nuk do të largohet deri në fund të sezonit.

Qëndrimi i Gjilanit

“Ditëve të fundit nëpër mediet shqiptare, lojtari Bedri Greca ka dhënë disa deklarata që në vete përmbajnë shumë të pavërteta, madje duke tejkaluar çdo etikë, me ç’rast i njëjti ka tentuar të njollosë punën e jashtëzakonshme që po e bën trajneri, Gentian Mezani.

 SC Gjilani njofton mediet dhe gjithë opinionin publik se Bedri Greca edhe më tutje është lojtar i klubit tonë, sipas kontratës së vërtetuar në FFK, që është e vlefshme deri në fund të këtij sezoni.

 Bëjmë të ditur se klubi nuk ka asnjë obligim ndaj tij, ndërsa për shkeljet disiplinore dhe veprimet tjera deri te shkëputja eventuale e kontratës, klubi do ti drejtohet organeve kompetente në FFK.

SC Gjilani, Gjilan, 10 Janar 2020”.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency