Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Gjilani i vetëm në krye, Prishtina e bën “sefte” në Mitrovicë

U luajtën so tri nga 6 ndeshjet e javës së 5-të të IPKO Superligës së Kosovës, që prodhuan deri diku rezultate të pritshme. Kështu Gjilani mori fitoren e radhës në kampionat, kundër Ballkanit, me rezultatin minimal 1-0. Golin e vetëm të takimit e realizoi Gerhard Prongi në fillim të pjesës së dytë. Me këtë sukses skuadra e drejtuar nga Gentian Mezani mbetet në krye me 12 pikë, 2 më pak se skuadra tjetër gjilanase, Drita, që barazoi 2-2 në fushën e Llapit. Dy herë kaluan në epërsi vendësit nga Podujeva me Fortunaton, por “intelektualët” po kaq herë kthyen baraspeshën në rezultat me Lecin dhe Maliqin.

Gjen fitoren e parë në IPKO Superligë Prishtina, e cila iu imponua me fitoren 0-1 Tepçës ’89. Golin e vetëm të sfidës së zhvilluar në Mitrovicë e realizoi Januzi.

Këtë të enjte, në orën 16:00, luhen Dukagjini – Ferizaj, Feronikeli – Flamurtari dhe Vushtrria – Drenica.

 

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...