Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Gjilani jep lajmin e mirë: Asnjë pjesëtar i skuadrës me COVID-19

Lajm i mirë për ekipin e Gjilanit pak ditë pasi rinisi stërvitja për skuadrat e IPKO Superligës së Kosovës. Futbollistët, stafi teknik dhe punëtorët e “skifterëve” kanë rezultuar të gjithë negativë në testet për COVID-19. Në këtë mënyrë, ekipi i drejtuar nga Mezani mund t’i vijojë i qetë përgatitjet për t’i bërë mbylljen e duhur sezonit.

Njoftimi i Gjilanit:  

“SC Gjilani njofton opinionin se ka përfunduar me sukses testet për COVID-19. Futbollistët, stafi teknik dhe personeli i klubit u janë nënshtruar testeve mëngjesin e së premtës në Institutin e Shëndetit Publik në Gjilan dhe të gjithë kanë rezultuar negative.

Skuadra merr kështu konfirmimin për t’i vijuar seancat stërvitore në prag të rifillimit të edicionit 2019/20.

Gjithashtu, Sport Club “Gjilani” bën thirrje që të tregoheni të kujdesshëm dhe të respektoni rregullat e vëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.”

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...