Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Gjilani-Llapi sfida për kreun e renditjes, ka garë edhe për mbijetesën

IPKO Superliga e Kosovës nuk pushon as në mesjavë. Këtë të mërkurë luhen 3 nga 6 sfidat e javës së 11-të të fundit të fazës së parë, raund që nisi të martën me takimin Vushtria-Feronikeli. Vëmendja më e madhe do të jetë padiskutim te takimi mes Gjilanit kryesues dhe Llapit. Vetëm 1 pikë i ndajnë këto dy skuadra në renditje, ndërkohë që formacioni i Gentjan Mezanit vjen pas 3 fitoresh rresht. Llapi i Tahir Batatinës në krahun tjetër numëron 4 fitore në 5 ndeshjet e fundit dhe në transfertë luan më mirë se në shtëpi, prandaj kjo ndeshje bëhet e paparashikueshme. Në orën 14:00 në ekranin e Supersport përveç Gjilani-Llapi do të keni mundësi të ndiqni edhe dy takime të tjera shumë interesante mes 4 skuadrave që luftojnë për mbijtesë. Në Mitrovicë Trepça ’89 pret Ferizajn ndërkohë që Drenica sfidon Dukagjinin me vendasit që janë dukshëm të favorizuar për të marrë tre pikët në këtë sfidë.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...