Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosovë

Gjilani nis epokën e re, rikthen në pankinë trajnerin 43-vjeçar

Gjilani ka nisur epokën e re, teksa biznesmenët e rinj e kanë nisur ndërtimin e ekipit me emërin e trajnerit të ri. SuperSport.al mëson se Gentian Mezani do të jetë trajneri i ri i Gjilanit. Ky është një rikthim për vlonjatin, i cili që në eksperiencën e parë ka drejtuar këtë skuadër nga marsi i vitit 2019 deri në nëntor të 2020.

Mezani do të nisë menjëherë nga puna për të ndëruar një skuadër nga fillimi, për shkak se më shumë se gjysma e ekipit është larguar. Ndikuar nga situata e vështirë Federata e Futbollit të Kosovës e shtyu ndeshjen e parë mes Fushë Kosovës dhe Gjilanit, për t’u dhënë mundësinë këtyre të fundit të riorganizohen.

Lexo edhe: 

Mezani do të ketë një mision tepër të vështirë, pasi në një kohë rekord duhet të bëjë merkaton e të fusë skuadrën në shina, për të tentuar më pas ringritjen. Gjilani ishte pjesëmarrës në raundin e parë të Conference League, por u eliminua nga skuadra Progres Niederkorn dhe menjëherë pas sfidës së kthimit ekipi u shpërbë.

Lajme të tjera

Bundesliga

Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e...

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Itali

Klubi i Inter bën me dije se Hakan Calhanoglu, regjizori titullar i mesfushës së trajnerit Simone Inzaghi, vuan një mbingarkesë muskulore në kofshën e...

Bundesliga

Julian Nagelsmann mund të rikthehet te Bajerni i Mynihut. Trajneri aktual i Gjermanisë ka kontratë me Federatën deri në korrik, kur do të vlerësohet...