Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Gjilani nuk funksionon pa Mezanin, Drenica e Devollit në krizë rezultatesh!

Gjilani “shpërfytyrohet” nga Trepça ’89 në ndeshjen e parë pa Gentian Mezanin në stol pas rreth një viti e gjysmë që ishte në drejtimin e “skifeterave”. Në transfertën mitrovicase skuadra e drejtuar përkohësisht nga Sallah Sherifi u mposht 3-0, në një ndeshje të luajtur më mirë nga Trepça ’89 që mori tre pikë të arta të cilat e larguan nga fundi i renditjes. Golat për Trepça ’89 u realizuan nga Muja, Sie dhe Nimani. Pas 16 javësh Trepça ’89 ka 20 pikë në renditje dhe pozicionohet e 7-ta, me të njëjtën kuotë pikësh me Feronikelin dhe Arbërinë. Pikërisht këta të fundit mposhtën 1-0 në një duel direkt për mbijetesën Drenicën. Për Arbërinë golin me vlerë tre pikëshe e realizoi Hysen Bytyqi në minutën e 89-të. Vijon kriza e rezultateve për Drenicën e Bledar Devollit i cili në këtë ndeshje u nxorr nga fusha me karton të kuq në minutën e 68-të, ndërsa me këtë disfatë rrezikon edhe vendin e punës.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...