IPKO Superliga

Gjilani nuk ndalet, afron edhe kroatin Ivan Fustar

Një ish-futbollist i Kategorisë Superiore i bashkohet Gjilanit në Kosovë. Ivan Fustar, mbrojtësi kroat i cili ka qenë pjesë e Flamurtarit dhe Kamzës në Shqipëri, ka firmosur me ekipin që drejtohet nga Gentian Mezani. Transferimi i 31-vjeçarit në Superligën kosovare është një tjetër tregues i rritjes së këtij kampionati, falë edhe kontributit të SuperSportit me transmetimet e sfidave të kampionatit. Më poshtë njoftimi i Gjilanit:

“Sport Club “Gjilani” me anë të kësaj komunikate, njofton se ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e qendrës, i cili vjen nga Kroacia, Ivan Fustar.

Fustar, 31 vjeç i lindur në Split të Kroacisë, vjen pas aventurës dyvjeçare në Qipro te skuadra Nea Salamina. Ai gjithashtu karrierë kishte bërë edhe në Katar te skuadra Al-Arabi, ku u paraqit në edicionin 2017/2018.

Ivan Fustar përveç, aventurave të ndryshme jashtë vendlindjes, ka mbrojtur ngjyrat e shumë skuadrave në Kroaci, ku vlen të ceket ajo në Superligën kroate tek Slaven Belupo, ku u paraqit për dy edicione nga viti 2013 deri në vitin 2015.

Fustar, i gjatë 1.87 metra, njihet për lojën e tij në ajër, ku pritet të jetë edhe një “armë” shtesë e kryetrajnerit Gentian Mezani në mbrojtjen kuqebardhë të Gjilanit, për edicionin e ri të garave në Superligën e Kosovës në futboll.

Sport Club “Gjilani” i dëshiron mirëseardhje mbrojtësit të ri në skuadrën tonë.

Mirësevjen Ivan!

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency