Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Gjilani para provës së vërtetë, sfidon Prishtinën në Fadil Vokrri

????????????????????????????????????

Sot në mbrëmje është prova e vërtetë për Gjilanin në IPKO Superligën e Kosovës dhe sot do të kuptohet nëse skuadra e Gentian Mezanit mund të luftojë vërtetë për titullin apo do të mjaftohet thjeshtë me Europën. Në orën 20:00 në stadiumin Fadil Vokrri, Prishtina me trajnerin e tretë në stol për këtë sezon, ish-mbrojtësin Armend Dallku i cili do të nisë një karrierë të re do të kërkojë të vëjë në provë “skifterat” të cilët vinë pas 4 fitoresh radhazi dhe të paktën nuk kërkojnë të largohen pa pikë nga kryeqyteti. Fitorja e fundit në transfertë ndaj Trepça ’89 ka rritur besimin te skuadra kryeqytetase që objektiv kryesor ka titullin në këtë sezon por në 4 ndeshje të zhvilluara deri tani ka marrë vetëm 4 pikë dhe pozicionohet në vendin e parafundit. Prishtina-Gjilani është një ndeshje që premton spektakël dhe në orën 20:00 të gjithë duhet të jeni të mbërthyer përpara ekranit të Supersport.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...