Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Gjilani “rrëmben” mbrojtësin brazilian të Luftëtarit

Ish mbrojtësi i Luftëtarit, Jackson Ferreira Martinez i është bashkuar skuadrës së Gjilanit në IPKO Superligën e Kosovës.

Lajmi është dhënë nga vetë klubi gjilanas, nëpërmjet një postimi në Facebook, ku anësori brazilian ka pozuar me fanellën e ekipit të tij të ri.

Jackson luan prej dy sezonesh te Luftëtari, duke dhuruar performanca mjaft të mira, por në fund të kampionatit nuk preferoi të rinovojë kontratën e tij me gjirokastritët.

Në Gjilan mbrojtësi i majtë do të gjejë Gentian Mezanin, të cilin e ka pasur trajner për disa muaj edhe te skuadra e Luftëtarit.

Postimi i Gjilanit:
ZYRTARE: Jackson Ferreira lojtari ri i Gjilanit

SC Gjilani ka arritur marrëveshje me futbollistin brazilian Jacskon Ferriera për të qenë pjesë e klubit për edicionin e ardhshëm.

28 vjeçari, Ferriera, i cili luan në pozitën e mbrojtësit të krahut të majtë edicionin e kaluar ishte pjesë e FC Luftëtarit në Kategorinë Superiore, derisa në të kaluarën ishte pjesë e shumë klubeve të njohura në Brazil dhe Greqi.

SC Gjilani njofton se gjatë ditëve në vijim do të ketë shumë risi në afatin kalimtar të verës dhe në ardhjet e reja

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...