Malisheva pëson humbjen e dytë sezonale, me Gjilanin që triumfoi 1-0 falë golit të Shabanit, i cili realizoi në minutën e 55-të.
Një sukses shumë i rëndësishëm për të besuarit e Mezanit që festuan kështu fitoren e parë sezonale dhe prekin kuotën e katër pikëve duke shkuar në vendin e 7-të, ndërkohë Malisheva zbret në vendin e dytë dhe mbetet me 9-të pikë.
Lexoni edhe:
- Telashe pa fund për Juventusin, Ronaldo nis çështjen ligjore kundër ish-klubit
- Ndryshon pronësia, Everton blihet nga fondi që zotëron Genoa, Hertha Berlin dhe shumë klube të tjerë
- Gol dhe asist tek Antwerpi, sulmuesi i Kombëtares në një moment të artë (video)
- VIDEO/ Më i miri i ndeshjes, Tuci i jep fitoren Lokomotivës së Zagrebit
Hapin fals të Malishevës e shfrytëzoi në maksimum Llapi që fitoi 0-3 në fushën e Feronikelit.
Hyseni shënoi golin e vetëm të pjesës së parë në minutën e 45+4’ me penallti, ndërsa në pjesën e dytë Ahmeti realizoi golin e dytë në minutën e 49-të dhe në minutën e 67-të Selimi mbylli llogaritë e ndeshjes.
Llapi merr kështu kreun me 10 pikë, ndërsa Feronikeli mbetet me tre pikë në vendin e 8-të.
Pa fitues u mbyll takimi tjetër, Fushë Kosova – Drita, me skuadrat që ndan pikët falë barazimit 1-1.
Baftiu u dhuroi avantazhin miqëve në pjesën e dytë në minutën e 31-të. Vendasit barazuan dhjetë minuta pas fillimit të fraksionit të dytë me Shabanin.
Pas këtij barazimi, Fushë Kosova shijon pikën e parë sezonale, por mbetet në vendin e fundit, ndërkohë Drita shkon në koutën e 6-të pikëve në vendin e 5-të.
