Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Gjimshiti dhe Vrioni në kor: Sfida pozitive, të rinjtë plot cilësi. Tifozët? Super

Kombëtarja e Shqipërisë nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në miqësoren ndaj Gjeorgjisë. Tifozët e pranishëm në “Air Albania” nuk shijuan asnjë gol, por Berat Gjimshiti dhe Giacomo Vrioni e cilësojnë pozitive sfidën ndaj Gjeorgjisë.

Mbrojtësi i Atalantës, njëkohësisht një nga liderët e Shqipërisë, vlerësoi shokët e skuadrës, teksa sulmuesi i Tirolit në Austri vlerësoi dhe falënderoi tifozët kuqezi për mbështetjen.

GJIMSHITI – “Besoj që dhamë gjithçka në fushë, por mungonte diçka në 20-25 metrat e fundit për të krijuar ndonjë rast më të rëndësishëm. Kishim 2-3 raste, por nuk mjaftojnë ndaj një skuadre si Gjeorgjia, që mbrohen shumë mirë. Ata janë një skuadër fizike që vrapon shumë. Duhet të punojmë për gjetjen e golit. Grupi po afrohet sa më shumë, po mirëkuptohemi me njëri-tjetrin.

Ekipi po avancon, po përmirësohet, por nuk mjafton dhe duhet të punojmë sa më shumë. Besoj se ndeshja me Spanjën ishte më e mirë, ishim afër një ndeshje historike, që në fund pësuam golin. Edhe sot ishte shumë e rëndësishme, por nuk ia dolëm Tifozët? U dëgjuan shumë mirë, shpresoj dhe besoj që do kemi më shumë suksese në muajt në vazhdim.

Kemi një grup shumë të fortë me lojtarë të rinj, ata po luajnë në klubet e tyre dhe po rriten. Kjo ka shumë rëndësi. Lojtarët e rinj kanë cilësi, u dukën edhe në stërvitje. Ata do të na ndihmojnë në të ardhmen, fat që i kemi në kombëtaren tonë”.

VRIONI – “Rikthim i rëndësishëm, jam i lumtur që trajneri më dha mundësinë të luaj. Shpresoj të vazhdoj të jem pjesë e kombëtares, shpresoj të fitojmë dhe të bëjmë pikë në duelet e qershorit në Nations League. Luajtëm dy ndeshje të rëndësishme, mendoj se bëmë një paraqitje shumë të bukur, na mungoi vetëm goli ndaj Gjeorgjisë.

E rëndësishme ishte të provonim diçka, tani duhet të bëhemi gati për në qershor. Sigurisht që do të japim gjithmonë maksimumin. Tifozët? I falënderojmë për mbështetjen, ishin fantastike, i dëgjuam shumë tifozët, jemi të lumtur që janë rikthyer”.

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...