Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Gjimshiti: Gabimet vendosën ndeshjen, por ekipi ka bërë hapa të mëdha

Mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti theksoi se miqësorja ndaj Spanjës u vendos nga gabimet.

Teksa foli për emisionin “kuqezi”, Gjimshiti theksoi ndër të tjera se ekipi është rritur dhe këtë e tregoi në ndeshjen kundër Spanjës. Mbrojtësi shtoi ndër të tjera se të gjithë golat janë të evitueshëm në futboll dhe sipas tij barazimi mund të ishte marrë,

Ndeshja: Bëmë lojë të mirë, kishim edhe raste. Luajtëm shumë mirë në pjesën defensive. Te goli i dytë e humbëm, por nuk duhej bërë ai gabim.

Forma: Besoj se ekipi ka bërë shumë hapa të mirë, sepse besoj se edhe sot u duk që të gjithë vraponin për njëri-tjetrit dhe është ajo që na bën ne të fortë.

Gabimet: Sigurisht që gabimet vendosin ndeshjet, sidomos me ekipet të këtij niveli nëse gabon e pëson golin, por në futboll besoj që çdo ekip bën gabime.

Golat, cili ishte më i evitueshëm? Të them të drejtën duhet t’i rishikoj, sigurisht që të dy mund të evitoheshin, çdo gol mund të evitohet. Te goli i dytë ishte shumë e vështirë, të bllokohej ajo goditje.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...