Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

“Gjimshiti shembull”, Sylvinho: E kam për nder që jam trajner i Shqipërisë, ka pasion në punë tonë!

Pas kualifikimit të Shqipërisë në Europian, trajneri Sylvinho foli në emisionin Kuqezi teksa theksoi se e ka për nder që është trajner i kuqezinjve. Ndër të tjera, braziliani shtoi se ka shumë pasion dhe dashuri në punën që bën ai dhe stafi dhe nuk ka të bëjë vetëm taktika.

“Meritë e djemve dhe të gjithë njerëzve që na kanë mbështetur, është nder të jem trajneri i kombëtares së Shqipërisë dhe të ndjej pasionin e njerëzve. Gjithçka është shumë e bukur. Nuk është vetëm Sylvinho, është Zabaleta, Doriva, Bulku i gjithë stafi. Më shumë se taktika është pasioni dhe dashuria për futbollin, ka pasion në punën tonë. Rezultati nuk vjen shpejt, ne kemi bërë një punë të mirë dhe kemi marrë rezultat, është një kombinim i mirë.

Moldavia po luante për gjithçka, nuk kishin çfarë të humbnin. Luanin me topa të gjatë dhe ishte e vështirë, ata nuk kanë humbur në shtëpi. Kanë humbur vetëm një ndeshje në kualifikuese, kundër nesh në Shqipëri.

Kombëtarja është e hapur për lojtarë të rinj, kemi një skuadër të konsoliduar, por kjo është puna e një kombëtareje, jemi gati të presim lojtarë që janë në formë.

Mbërrin Gjimshiti- Ky djalosh e meriton shumë këtë moment,është shembull për të gjithë ne.

Isha i bindur që ishte një grup i vështirë dhe të gjitha skuadrat mund të merrnin pikë. Mendoj se momenti vendimtar ishte pas ndeshjes me Poloninë dhe nuk e meritonim humbjen, aty ndryshoi sjellja e lojtarëve. Ishte moment kyç.

A do të fitojmë Europianin? Ndeshja e radhës është kundër Ishujve Faroe”, u shpreh Sylvinho.

Lajme të tjera

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...

Champions League

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani ishte përzgedhur titullar nga trajneri Simone Inzaghi në ndeshjen e Champions League të Interit në transfertë ndaj...