Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Gjimshiti: Tifozëria jonë, më e bukura në botë, ja ku gabuam

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e kemi lejuar të vijë thjesht në zonën tonë. Pas katër ditësh kemi ndeshjen me Kroacinë, duhet të përgatitemi mirë dhe të marrim pikë.

Presioni: “Momenti i pësimit është më i vështiri, gjëja më pozitive e kësaj nate është që kemi mbetur në lojë deri në fund, me pak fat mund të kishim barazuar. Duhet përvojë dhe punë, nuk është e thjeshtë të luash kundër kombëtareve të mëdha, duhet të përballosh presionin dhe t’i bësh dëm kundërshtarit.”

Lexo edhe:

Problemet në mbrojtje: “Për fazën difensive nuk është se kemi punuar shumë mirë, duhej të ndërprisnin ritmin e kundërshtarit, të bënim edhe faulla. Është gjeja që duhet të përmirësojmë.

Duhet të bëjmë më pak presion që të mos i lejojmë që të vijnë në zonat tona të rrezikshme. Nuk kemi shumë kohë, por me videoanaliza do të bëjmë diçka”.

Atmosfera e tifozëve: “Tifozëria është më e bukura në botë, dua t’i falënderoj të gjithë shqiptarët nëpër botë, ishte atmosferë fantastike. Janë motivim i madh për ne, pse jo që t’i befasojmë kundërshtarët në ndeshjet e mbetura.”

 

 

Lajme të tjera

Featured

Thomas Strakosha është zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës së AEK Athens. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi grek përmes rrjeteve sociale,...

Merkato

Roberto De Zerbi ka nisur aventurën në stolin e Marseille, teksa në krye të listës së përforcimeve ka vendosur sulmuesin e talentuar të Interit...

Legjionarët

Etrit Berisha drejt Serisë B. Gardiani 35-vjeçar shqiptar është i lirë, pasi i ka përfunduar kontrata me Empolin, ku edhe mbylli sezonin e aktual,...

Futboll

Ronald Koeman ka konfirmuar se ai synon të vazhdojë punën e tij si trajner i Holandës, pavarësisht faktit se së fundmi gruaja e ti...