Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Gjimshiti vlerëson Asllanin: Me Interin ka treguar se di të bëjë gjëra të bukura

Gjimshiti vlerëson Asllanin: Me Interin ka treguar se di të bëjë gjëra të bukura

Kristjan Asllani është padyshim një nga emrat më të spikatur të Kombëtares Kuqezi, që po përgatitet për t’u përfaqësuar për herë të dytë në histori në finalet e Kampionatit Europian.

Mesfushori 22-vjeçar është pjesë e Interit në Serinë A prej dy sezonesh dhe në atë që sapo u mbyll, u shpall edhe kampion Italie, teksa ndonëse jo titullar, mori jo pak minuta, madje edhe në ndeshje të rëndësishme.

Cilësitë e Asllanit i ka evidentuar edhe kapiteni i kuqezinjve, Berat Gjimshiti, i cili duke folur për të përditshmen italiane “Corriere Dello Sport”, ka vlerësuar maksimalisht mesfushorin 22-vjeçar.

Lexo edhe:

“Është shumë i ri dhe ka të gjitha mundësitë për t’u ngjitur shumë lart. Me Interin, sa herë që ka pasur pak hapësirë, ka treguar se di të bëjë gjëra të bukura, jo banale në fushën e lojës. Dhe nuk ka qenë aspak e lehtë që të merrte minuta në një mesfushë aq të fortë sa ajo e Interit. Nëse Sylvinho e aktivizon nga fillimi, atëherë përgjegjësia do ta bëjë të nxjerrë në pah cilësitë më të mira”, u shpreh Gjimshiti.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...

Euro 2024

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente tha për mediet në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë që luhet këtë të hënë për llogari të...