Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Gjini në “SportTime”: Klubet duhet të kenë juristë të zotë, shmangin dënimet

Shefi i Sektorit të Licencimit në FSHF, Eduard Gjini, ishte i ftuar në “SportTime”, ku sqaroi detaje mbi procesin e licencimit të klubeve dhe problematika të tjera që lidhen me organizimin e klubeve të Superiores.

“Duke përafruar rregulloren tonë me UEFA-n, rregullorja nuk ishte e njëjtë me skuadrat që marrin pjesë me Kategorinë Superiore, duhet të plotësojnë kërkesat në UEFA. Presidenti Duka ishte prezent në të gjitha takimet me klubet, kemi takuar të gjithë presidentët një nga një.”

Takimi me klubet: “Të enjten, Departamenti i Licencimit do të zhvillojnë takim me klubet. Do t’u kërkohen të plotësojnë rregulloren për Kategorinë Superiore. Duhet të ndërgjegjësohen të plotësojnë dokumentet sa më shpejt të jetë e mundur nga kërkesat e UEFA-s. Do të përpilojmë një kërkesë të licencimit dhe do të shohim nëse plotësohen katër kriteret. UEFA ka vendosur një sistem online për t’i vendosur bilancet, ne jemi në kontakt me klubet për plotësimet me dokumentacionet.”

Pozicioni i Juristit: “Nëse klubet do të kishin jurist të mirë, do të kishin evituar të gjitha gjobat nga UEFA dhe FIFA. Po të kishin juristë të mirë, do të ishin ndjekur dhe përpiluar me detaje të gjitha problemet. Kur ke një zyre funksionale, i ke në rregull te gjitha. Ne dijeninë time, ka disa klube me probleme financiare dhe kriteri më i rëndësishëm është ai financiar në licencim.”

Problemet me infrastrukturën: “Infrastruktura duhet të vazhdojë akoma të përmirësohet, nuk duhet vetëm 4 stadiume, duhet të vazhdojmë përpara. Problemi financiar çalon dhe jemi të vetëdijshëm. Nga presidenti Duka i është thënë të marrin masa, të mos kenë probleme financiare. Duhet të rinovojnë licencat sepse më pas do të penalizohen.”

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...