Merkato

Gjithçka e kryer, Man. City arrin akordin për Grealish

Gjithçka mund të konsiderohet e kryer, Manchester City është duke realizuar transferimin rekord prej 100 milionë paundësh, plot 139 milionë dollar, për mesfushorin e Aston Villaa, Jack Grealish, me zyrtarizimin që pritet të vijë së shpejti. Kampionët e Premier League kishin bërë një ofertë për futbollistin e kombëtares angleze që në fund të korrikut, me lojtarin që ndodhet në Manchester për firmën. Sipas medieve britanike, gjithçka pritet të kompletohet para përballjes së Citizens në Community Shield këtë të shtunë me Leicesterin. Firma me Grealish përfaqëson përforcimin me një nga talentët më premtues të futbollit anglez, me Guardilën që është një fans i tij që kur e përshkruante si një lojtar të jashtëzakonshëm në 2020.

Bashkë me sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane, City e kishte kthyer 25-vjeçarin në një nga prioritetet e merkatos këtë verë, me besimin se ai mund t’i japë një tjetër dimension një skuadre të ndërtuar me “yje”. Grealish demonstroi aftësitë e tij në Euro 2020, ku i shtoi forçë dhe frymëzim që nga stoli Anglisë dhe City beson se ai mund të japë akoma më shumë kualitet në një skuadër talentesh, që kërkon të fitojë Champions League, pasi dështuan në sezonin e fundit, kur u mundën në finale nga Chelsea. Grealish ka qenë tek Aston Villa që kur ishte 6 vjeç dhe është përballur me një dilemë të madhe për të lënë klubin e fëmijërisë ku është rritur, por një lëvizje në “Etihad Stadium” përfaqëson një mundësi jete për një lojtar që mund të synojë titullin e Premier League-s e po ashtu edhe Championsin.

Grealish nuk e ka fshehur kurrë admirimin për Kevin de Buryne dhe ka një marrëdhënie miqësie të ngushtë me Phil Foden, shokun e tij të skuadrës tek Anglia, teksa puna me Guardiolën i jep atij mundësinë për të rritur edhe më tej progresin e tij si lojtar. Transferimi prej 100 milionë paundësh vendos një tjetër rekord të Premier League, duke eklipsuar 89 milionë paundët që Manchester United i pagoi Juventusit për Paul Pogba në vitin 2016-ën. City-t me shumë mundësi do t’i duhet ta thyejë këtë rekord sërish nëse do t’ia dalë të finalizojë një marrëveshje për Harry Kane me Totenhamin, për një shumë që pritet të jetë edhe më e madhe.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency