Angel Di Maria do të jetë lojtari më i ri i skuadrës së Benficas.
Sulmuesi mbylli rrugëtimin me Juventusin dhe prej javësh tashmë ishte në kërkim të një destinacioni të ri.
Lexo edhe:
- Vllaznia europiane, SuperSport sjell emocionet nga Irlanda e Veriut
- Nuk ka më dyshime, Firmino zyrtarisht futbollist i Al Ahlit
- Reali fiton “El Clasicon” e merkatos për talentin turk
- Zyrtare/ Ja kur e nis Ancelotti punën si trajner i Brazilit
Nga mediet italiane bëhet me dije se argjentinasi do të mbërrijë në Lisbonë këtë të enjte për të mbyllur të gjitha detajet me Benfica-n.
Ndonëse tashmë është plot 35 vjeç, sulmuesi nuk ka ndërmend ta mbyllë me futbollin e luajtur, por njëkohësisht as me Europën, pasi Di Maria dëshiron që ta vazhdojë karrierën e tij pikërisht në Kontinentin e Vjetër.
