Connect with us

Hi, what are you looking for?

Moshat Kuqezi

Gjithçka gati për seleksionimin e parë të FSHF me lojtarë të rinj në SHBA, do të testohen 126 djem e vajza

Gjithçka gati për seleksionimin e parë që organizon Federata Shqiptare e Futbollit me futbollistët e rinj shqiptarë, djem e vajza, të cilët jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Prej disa muajsh Departamenti i Ekipeve Kombëtare në FSHF në bashkëpunim edhe Drejtorinë Teknike dhe skautët e FSHF në SHBA kanë punuar për të afruar sa më shumë futbollistë në këtë seleksionim, që do të zhvillohet në datat 20 dhe 21 maj 2023 në zonën e Nju Xhersit.

Lexo edhe: 

Aplikimet janë hapur që në fillim të muajit shkurt dhe deri më tani janë regjistruar 126 futbollistë, djem e vajza, të vitlindjeve 2005, 2006, 2007, 2008 dhe 2009.

Të pranishëm në këtë seleksionim do të jenë Drejtori Teknik i FSHF-së, Fulvio Pea, zv.trajneri i Kombëtares A, Hamdi Salihi, përgjegjësi për futbollin e vajzave në FSHF, Florian Riza dhe ish-kapiteni i Kombëtares, Ansi Agolli, i cili ka mbështetur këtë iniciativë e që jeton e punon në SHBA prej vitesh.

Departamenti i Ekipeve Kombëtare ka mbledhur tashmë të gjitha dhënat e nevojshme dhe ka përpiluar listat të futbollistëve dhe futbollisteve që do të marrin pjesë në këtë seleksionim, që zhvillohet për herë të parë në Amerikën e Veriut, ku ka një komunitet të madh shqiptarësh.

Të gjithë ata që kanë aplikuar janë njoftuar tashmë për vendin dhe oraret kur do të zhvillohen seleksionimet, që është një mundësi shumë e mirë për të zbuluar talente të reja. Njëkohësisht u jepet shansi shumë të rinjve që të tregojnë vlerat e tyre para ekspertëve të FSHF-së.

Kjo nisëm e FSHF-së vjen si një rrjedhojë e kërkesave të komunitetit shqiptar në SHBA dhe rritjes së numrit të lojtarëve të perspektivës që jetojnë atje, djem e vajza, të cilët duan të provojnë shanset për të luajtur me ekipet Kombëtare të Shqipërisë.

Synimi kryesor i seleksionimit është për të krijuar një ide më të qartë për elementët që duhen mbajtur në vëzhgim dhe me synimin për të afruar lojtarë të rinj në ekipet kombëtare të moshave.

Lajme të tjera

Itali

Nasser Al-Khelaifi është i interesuar për një klub italian. Pronari i PSG-së, po mendon të blejë Sampdorian sipas raportimeve të L’Equipe. Skuadra zhvilloi një...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...

Kategoria Superiore

Ngjarje e rëndë dhe shumë e shëmtuar në përfundim të sfidës Tirana – Bylis 2-2, e luajtur në Rrogozhinë. Pas vërshëllimë së trefishtë për...

Bundesliga

Pasi humbën titullin në mënyrë dramatike në shtëpi, lojtarët e Dortmundit të drejtuar nga trajneri Edin Terzic shkuan për t’u përshëndetur me tifozët, të...